• |
ide | kryesore

Arjan Çani thumbon Verën, ‘Arilena super këngëtare, të shpëtoi fytyrën’

Paparazzi, Slider



Festivali i 58-të i këngës në RTSH ka qenë një nga ngjarjet më të komentuara ditët e fundit, e sidomos prej mbrëmjes ku fituese u shpall kënga e titulluar “Shaj” e Arilena Arës.

Gazetari Arian Çani ka qenë njëri prej atyre që kanë komentuar këtë kompeticion, ku përshëndet vendimin e jurisë për përzgjedhjen e fitueses, ndërsa ka bërë ironi me Vera Grabockën, për të cilën thotë se ka shpëtuar fytyrën duke anulluar sipas tij fituesen që përflitej me kohë.

Më tej Çani ka përmendur edhe konkurenten tjetër të përfolur, Elvana Gjatën, të cilës nuk i drejtohet me emër por me “ajo tjetra” për të cilën thotë se “shyqyr që semori”.

“Mora vesh qe fituese u shpall Arilena. Bravo. Te pakten Grabua e shpetoje fytyren. Se ndryshe do ishte skandal. Bravo Arilena. Super kengetare. Shyqyr qe s e mori ajo tjetra se do ishte turp i madh. Grabua u tregua e kujdesshme dhe anulloi fituesen qe perflitej me kohe”, shkruan Çani.

Image



2 Comments

  1. Pra Arian Cani,po konfirmon,qe cmimet I paska ne dore Vera regjizorja apo pronarja e festivalit ne RTSH TV,dhe nuk paska qene ne doren e juries,qe fallco, qenka vendosur me vendas e nderkombetare,bile edhe me numurin e pikeve qe do te jepte sijcili,per kengetaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *