• |
ide | kryesore

Basha në Thumanë: Shteti ka dështuar në menaxhimin e situatës së krijuar nga tërmeti

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar sot banorët e Thumanës, ndërsa thotë se shteti ka dështuar në menaxhimin e situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Me një postim në “Facebook”, kryedemokrati Basha pohon se Thumana nxori në pah papërgjegjshmërinë dhe dështimin e qeverisë së Ramës. Sipas Bashës, vdekja e banorëve të Thumanës i “faturohet” shtetit, pasi shton faktin, se pallatet e dëmtuara nga tërmetet e mëparshme nuk u morën në konsideratë.

Postimi i Bashës
Sot vizitova disa familje në Thumanë, zona më e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Thumana nxorri në pah papërgjegjshmërinë dhe dështimin e kësaj qeverie që shkaktoi humbjen e 24 jetëve vetëm sepse nuk mori masa për pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit dhe ai i korrikut 2018.

Ka kaluar një muaj dhe ende qytetarët, banesat e të cilëve u dëmtuan janë në ankth për fatin e tyre. Askush nuk u ka dhënë një vlerësim nëse banesat e tyre janë apo jo të banueshme. Disa janë detyruar të marrin rrezikun e qëndrimit në shtëpitë e dëmtuara duke mos pasur mundësi tjetër strehimi. Frika dhe dëshpërimi i shoqëron gjatë gjithë kohës. Ata nuk kërkojnë asgjë më tepër sesa inxhinierë që të vlerësojnë rrezikshmërinë që paraqesin banesat e tyre në mënyrë që të mos u ndodhë e njëjta gjë sic ndodhi me pallatet e shembura vetëm disa metra larg tyre

Përtej propagandës shteti ka dështuar turpshëm. Dhe e gjitha kjo vetëm që të mos preken 150 milion dollarët që shkojnë në xhepat e 10 oligarkëve. Mos reagimi i shpejtë ka rënduar gjendjen e tyre she po sjell probleme shëndetësore kryesisht tek femijët dhe të moshuarit.

Bamirësia e shqiptarëve ka qenë ndihma më e madhe që kanë marrë! Por është detyrë e shtetit që u merr taksat, tu vijë në ndihmë, tu sigurojë strehim, të vlerësojë sa më parë dëmet dhe të bëjë të mundur rindërtimin e shtëpive dhe riparimin e dëmeve. Çdo vonesë sjell dëme të mëdha për banorët, fëmijët e tyre por edhe për mbarë shoqërinë dhe vendin.



5 Comments

  1. I Plas loqja edvines per kokpaguret e thumanes ata kulishet e tija qe I ka me shtatgra e me shtet baballaret e njerk I ka siguruar per breza

  2. Jo mo jo rama tallet me shqiptaret se ne kemi ^ kryeopozitar^ nje palaco qe esht peng i rames Ky sojsez ne shumicen e rasteve i largoi nga drejtimi i pd ne rrethe dhe vendosi besniket e tij edhe pse ne shumic ata i kan ven gur nen rrot pd gjate viteve me pare kjo esht poshtersia e pare e lulit pastaj vijon me pislliqet e tjera duke ber lojen e kryopozitarit Kjo do nje nate dimri per ta trajtuar miku im

  3. Mase ke hak ore miku I’m po jemi dhe neve pak popull bythqir qe na pelqen rrocka mavi
    Po ta vesh lulin ne krye te ps do duket tiger keshtu qe ska shum faj luli

  4. Ti po do ik e te qij rama por ne demokratet e90 dime ke te q… ok por ti do thuash qe ne shqiptaret jemi te denuar te zgjedhim te keqen me te vogel

  5. Mos e bej personale se po te ishte per Mua rama kristaqi e spiru a do I kishin kockat te ujrat e zeza te tiranes ti qe nke I 90 une te garantoj qe jam I 12

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *