• |
ide | kryesore

Bëri sytë si aziatik: dhjetë javë skualifikim nga Fifa për lojtarin

Sport



Një futbollist i kombëtares së Bahrain, Sayed Baqer, është skualifikuar për 10 ndeshje nga Fifa, përvec një gjobe prej 30 mijë frangash zvicerane, për një xhest racist. Pas ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2022, të 14 nëntorit të kaluar në Hong Kong (përfunduar 0-0), mbrojtësi është drejtuar nga publiku dhe me duar i ka tërhequr sytë në formën e atyre aziatike, një gjest që konsiderohet nga Fifa “sjellje diskriminuese”.

Për të njëjtën ndeshje, Fifa ka gjobitur me 30mijë franga zvicerane Federatën e Futbollit të Hong Kong për fërshëllimat drejtuar nga publiku për himnin kinez, e konsideruar një dhunim të normave mbi “rregullin e sigurinë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *