• |
ide | kryesore

FOTO/ “Bosit” shqiptar të drogës i arrestojnë vëllanë dhe i nxjerrin “të penduarin” në gjyq

Lajme, Të fundit



Zyrtarisht nën hetim do të kalojnë festat e fundvitit në qeli 4 shqiptarët e arrestuar në 28 nëntor në Viterbo të Italisë. Në pranga u vunë 30-vjeçari David Rebeshi, 24-vjeçari me iniciale K.A., një 23-vjeçar me iniciale L.V. dhe I.F., 21 vjeç. Ata dolën para gjykatës të hënën dhe në një seancë maratonë u vendos që të gjithë të qëndronin në qeli. Nëse emrat nuk ju thonë asgjë bëhet fjalë për një grup të konsideruar si organizatë mafioze nga autoritetet italiane.

Rebeshi është vëllai i të ashtuquajturit “bos mafioz” të Viterbes, Ismail Rebeshi i arrestuar një vit më parë nën akuzat e trafikut të drogës dhe posedimit të armëve. Tashmë edhe i vëllai që kishte mbetur jashtë është vënë në pranga, citon lapsi.al. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 4 shqiptarëve u ishte ngritur një kurth nga karabinierët italianë që kishin organizuar shkëmbimin e parave që duhet të dozonte te shqiptarët pronari i një restoranti të shantazhuar nga Viterbo.

Kërcënimet

“Do të të djegim lokalin dhe do të vrasim familjen” – ishin kërcënimet që kishte marrë biznesmeni italian për të dhënë 5700 euro. Objektivi i 30-vjeçarit David Rebeshi ishte të mblidhte sa më shpejt paratë për të paguar shpenzimet gjyqësore për të vëllain, Ismailin.

Ky i fundit ishte një biznesmen 36-vjeçar, pronar i një auto-salloni dhe disa lokaleve ndodhet tashmë në qeli nën regjimin e burgut të ashpër “41-bis”, citon lapsi.al. Ai u arrestua në 26 nëntor 2018 së bashku me 12 persona të tjerë në një operacion të koduar “Erostrato” për mafian viterbese. Ismail ishte një nga 2 bosët e një rrjeti kriminal shqiptaro-italian. Procesi ndaj tyre nisi në 19 nëntor të këtij viti në Romë.

I penduari

Mafia a Viterbo - Sokol Dervishi
Sokol Dervishi

Por nisja e procesit ka pasur një zhvillim interesant. Njëri prej shqiptarëve të arrestuar ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë. Bëhet fjalë për Sokol Dervishin për të cilin do të ketë ulje të një të tretës së dënimit të dhënë. Dervishi konsiderohej si “krahu i djathtë” i Ismail Rebeshit. Dervishi është një 36-vjeçar i martuar me një fëmijë të vogël dhe që tashmë ka pranuar të tregojë mbi aktivitetet e paligjshme të rrjetit mafioz italo-shqiptar.

Kush është Ismail Rebeshi

Ai është konsideruar si narkotrafikanti më i madh në Viterbo, i lidhur me krimin italian dhe atë shqiptar. Sipër një makine ose në pushime, me një iguanë në shpatull dhe puro në dorë. Në Facebook tregon “jetë të mirë”. Hetimet zbuluan se shqiptari ishte një nga 4 furnizuesit kryesorë të bandës sardiniane të udhëhequr nga Sandro Arzu dhe Alessandro Ghisu. I pari ka kaluar 26 vite të jetës së tij në burg për vrasjen e babait, i dyti është arrestuar tashmë.

“Arzu dhe Ghisu ishin në krye të grupit më të fortë të dedikuar për trafikun e drogës në Sardenjë. Por ata vepruan gjithashtu në Lazio, Lombardi dhe jashtë saj, falë lidhjeve me Kamorrën, Ndrangheta dhe kriminalitetin e huaj. Trafikimi i drogës ishte shpërndarë në ishull dhe kishte kontakte me furnizuesit në Itali, Kolumbi dhe Shqipëri”, – thonë hetuesit. ©LAPSI.al

Résultat de recherche d'images pour "David Rebeshi"



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *