• |
ide | kryesore

FOTO+VIDEO/ Ideja gjeniale e mësueses për të shpjeguar Anatominë

Lapsi Leaks

Është bërë virale ideja e një mësueseje nga Valladolid i Spanjës që në përpjekje për tu mësuar sa më mirë nxënësve të saj pjesët e trupit në lëndën e Anatomisë ka përdorur një kostum interesant. Daily Mail shkruan se Verónica Duque jep mësim prej 15 vitesh për nxënësit e fillores dhe se gjithmonë ishte përpjekur të bëhej sa më kreative.

Ishte fillimisht bashkëshorti i saj që postoi në Twitter foton e gruas së tij: “Shumë krenar për këtë ide dhe jam me fat që kam këtë grua. Sot ajo u shpjegoi anatominë njerëzore studentëve të saj në një mënyrë shumë origjinale. Dhe fëmijëve kjo u pëlqeu” – shkroi ai.

“E shkëlqyeshme. Spektakolare. Inteligjente. Mjeshtëri. Me siguri studentët nuk do ta harrojnë këtë në jetën e tyre”, – ka qenë një nga komentet e shumtë në rrjetet sociale. Ajo shpesh i befason nxënënsit e saj duke përdorur veshje dhe maska kur jep lëndën e Historisë. ©LAPSI.al

Verónica Duque found an innovative way to teach her students - in Valladolid, Spain - anatomy by donning a bodysuit showing where organs are placedMrs Duque wore the outfit for her eight and nine-year-old students

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu