• |
ide | kryesore

Juventus godet në janar: gati e kryer për Haaland, e sjell Raiola

Sport



Pas zhgënjimit të humbjes në Superkupë e stuhinë e dënimeve nga disiplina për Bentancur, Sarri, Nedved e Paratici, Juventus hidhet në merkato e vendos duart mbi Erling Braut Haaland, sulmuesi anglo-norvegjez i Salzburg që është zbulimi i pjesës së parë të sezonit duke realizuar 28 gola në vetëm 22 prezenca. Sipas ‘Tuttosport’ e ‘Corriere dello Sport’, që japin lajmin në faqet e tyre të para, xhevahiri norvegjez 19 vjecar do të jetë dhurata e parë që Sarri do të gjejë poshtë pemës.

Zonja e Vjetër ka mundur konkurencën e Manchester United, Borussia Dortmund e Leipzig, duke e bindur djaloshin të vishet bardhezi. Pas zërave që ndezën merkaton në dy javët e fundit, sipas të cilave lojtari mund të lirohej për një klauzolë minimale prej 30 milionë vetëm në janar, klubi bardhezi ka përshpejtuar operacionin, duke i shmangur të gjithë falë Mino Raiola, që është menaxheri i lojtarit dhe bëri ndërmjetësin me kampionët e Italisë.

19 vjecari ka preferuar një skuadër që të jetë kompetitive në nivele të larta e ka zgjedhur Juventus, që është gati ti bëjë vend në një repart ofensiv të jashtëzakonshëm sulmi me CR7, Dybala e Higuain. Operacioni duhet të mbyllet për shumën rreth 30 milionë plus ndonjë bonus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *