• |
ide | kryesore

Juventusi është zhgënjyes, Sarri bën premtimin: “Fitojmë duke bindur… Champions”

Sport



2019 është mbyllur me humbjen në Superkupë, por Maurizio Sarri ka shënjuar linjën për një 2020 të madhe: “Të fitojmë duke bindur, me predominimin e ndeshjes, është ajo që dua; deri tani është parë vetëm me momente”. Objektivi i Juventus është i qartë: “Jemi një skuadër që dëshiron të fitojë edhe duke e ditur se në Europë nuk është kurrë e thjeshtë. Champions duhet të jetë një objektiv, por me ndërgjegjësimin që ka rrisqe që lidhen me kualitetin e kundërshtarëve”.

“Jemi ende në një fazë me ulje e ngritje, ka momente në të cilën luajmë si skuadër, të tjera më pak – pranon tekniku për Sky Sport24 – Futet në normalitet, nuk ekziston gjithcka e menjëherë”.

“Napoli peng i Sarri? Nuk mund të them nga 800 kilometra distancë…”. Maurizio Sarri nuk shpreh gjykime mbi vështirësitë e ish-skuadrës së tij. “Unë jam i lidhur me ambjentin – limitohet të shtojë ai – e me grupin e lojtarëve falë të cilëve bëra kapërcimin në kualitet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *