• |
ide | kryesore

Lampard kundër Mourinho: “Mos e sulmo Rudiger pikërisht tani”

Sport



Frank Lampard sulmon Mourinho. Tekniku i Chelsea është rreshtuar në mbrojtje të Toni Rudiger, viktimë e gjesteve raciste gjatë suksesit të së dielës në shtëpinë e Tottenham e i kritikuar nga Special One për sjelljen e mbajtur në aksionin që solli në përjashtimin e Son.

“Jam i zhgënjyer nga fakti që Josè vë në dyshim karakterin e Rudiger pikërisht në momentin në të cilin është hapur një hetim mbi fyerjet raciste në dëm të tij – ka thënë ish-numri 8 i londinezëve -Dua të theksoj që e mbroj Tonin me shumë forcë”. Sot është refuzuar apeli i Spurs kundër skualifikimit për 3 ndeshje të koreanojugorit, ndëshkuar për një shkelm ndaj mbrojtësit të Chelsea. Son do të humbasë sfidën e Boxing Day me Brighton përvec transfertave të Norwich e Southampton.

Mourinho pretendon se duhet vlerësuar edhe reagimi i Rudiger ndaj ndërhyrjes së Son: “Nuk po i referohem incidentit të racizmit – ka shpjeguar ish-tekniku i Inter – ai është tjerë gjë. Në Premier nuk ka vend për sjellje si ajo e Rudiger. Cohu e sillu si burrë”. Replika e Lampard nuk vonoi: “Të gjithë janë dakord që ndërhyrja e Son ishte për karton të kuq, nuk ishte e keqe, më tepër instiktive, por në futbollin modern ajo ndëshkohet me të kuqe. Nuk do ta vija kurrë në dyshim seriozitetin e Toni”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *