• |
ide | kryesore

Mbretërorët të zhgënjyer nga Harry-Meghan, ‘Ky është egoizëm’

Paparazzi, Slider



Meghan Markle dhe princ Harry nuk do ta presin Krishtlindjen në mesin e familjarëve në Angli, pasi ndodhen në Kanada, te nëna e Meghan-it, ku do të festojnë në shoqërinë e disa miqve atje. Thuhet se ata dëshironin disa pushime larg qendrës së vëmendjes dhe deri këtu gjithçka është mëse e kuptueshme. Mirëpo situata brenda familjes mbretërore nuk është aq e paqtë sa duket.

Princi Philip, bashkëshorti i mbretëreshës Elizabeth II, ishte i shtruar në spital për shkak të problemeve me shëndetin. Ai la spitalin së fundmi dhe pikërisht kjo ka qenë arsyeja që mendohet se familja mbretërore po përjeton një debat të zjarrtë.“Ata kanë absolutisht të drejtën që të pushojnë larg vëmendjes, por kanë pasur gjashtë javë pushime. A nuk mendojnë që vogëlushi Archie duhet të qëndrojë me familjen? A nuk duhet të fotografohet ai me ta për disa kujtime familjare?” i tha një burim korrespondentes mbretërore Emily Andrew për The Sun.

 Sipas tij, kjo mund të jetë Krishtlindja e fundit që vogëlushi kalon me princin Philip dhe mbretëreshën Elizabeth, përkatësisht 98 dhe 93 vjeç. Pak a shumë të njëjtën gjë thanë edhe burime për Entertainment Tonight, por burimet e The Sun theksuan se mbretërorën ndihen të “zhgënjyer”.

“Ata mendojnë se ka një ndjenjë egoizmi në mes, referuar moshës së princit Philip dhe mbretëreshës. Ata [Harry dhe Meghan] janë ende në Kanada, por duhet ta mendojnë realisht që të kthehen,” shtoi burimi.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *