• |
ide | kryesore

Mini Shengeni/ Intervista e Vuçiç në Beograd, që nxjerr bllof ato që Rama thotë në Tiranë

-Instant, Kryesore



Edhe njëherë ato që presidenti Vuçiç thotë kur flet për Serbët nxjerrin bllof ato që Edi Rama nxjerr nga goja kur u drejtohet shqiptarëve. i vendosur përballë kritikave të ashpra se po ringjall Jugosllavinë, se i është bashkuar një plani të Beogradit prej të cilit përfiton vetëm ai, kryeministri shqiptar ka përdorur si alibi se ai mbështetet nga BE dhe SHBA.

Lexo dhe më tej:

Andi Bushati:Pinpongu i gënjeshtrave Rama -Vuçiç

Disa herë më radhe Rama ka përsëritur se mini Shengeni mbështetet nga Brukseli dhe Departamenti i shtetit. Por të paktën pjesën që i përket BE e ka hedhur poshtë presidenti serb. Ai ka dhënë të hënën në mbrëmje një intervistë të gjatë për televizionin “O2” ku ka theksuar se mini-Shengeni nuk kishte mbështetjen entuziaste të kryeqyetete europiane (përkthimi sipas tekstit të zbardhur nga Tanjug https://www.kurir.rs/vesti/politika/3381171/vucic-na-o2-nedostajalo-je-tri-dana-kampanje-da-skoro-postane-predsednik-hrvatske).

Dhe për të përforcuar këtë ide Vuçiç ka shtuar se “shumëkush në Europë nuk pëlqen që Ballkani të ndërtojë fatin e tij”, pra se kjo është një përpjekje e ballkanasve dhe jo një nismë e iniciuar nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Akademia e shkencave të Kosovës: Rama na njollosi në sy të Vuçiçit

Por, pavarësisht kësaj kundërvënieje me Europën, Vuçiç ka lavdëruar gjatë intervistës në o2 mikun e tij Edi Rama që ka demostruar një “kurajo të veçantë për mini Shengenin: ““Kryeministri Rama është në favor të bashkëpunimit tonë ekonomik, ndryshe nga disa të tjerë në rajon që këmbëngulin se ne duhet vetëm të kërkojmë ndjesë pasi jemi popull gjenocidal. Por kjo është politika e tyre. Rama, për nismën e Shengeni të vogël, ka treguar kurajë të rrallë,” tha ai gjatë intervistës duke përdorur kryeministrin shqiptar për të demaskuar qëndrimin që mban politika në Kosovë.

Me këtë qëndrim presidenti serb ka nxjerrë bllof së paku gjysmën e gënjeshtrës së Ramës se inisiativë e tyre e përbashkët, mbrohet nga BE.

©Lapsi.al



8 Comments

  1. Edi Rama e ndjen se po mbytet nga tahmaqarllëku dhe babëzia, dhe kapet edhe pas një fije kashte për të shpëtuar. Edhe mini Shëengeni është veç një fije kashte që nuk e shpëton as Ramën e as Vuçiç.

    Koha e tyre ka mbaruar.

    1. EDI KRISTAQ RAMA ESHTE PINJOLLI I FUNDIT I DIKTATURES SE TERRORIT TE KUQ .PO I VJEN FUNDI ,FUNDERRINAT E TERRORIT TE KUQ QE JANE ULUR KEMBE KRYQ NE PARLAMENTIN ,SHQIPETAR ,NUK IKIN KAQ LEHTE.KANE NJE ARME MAGJIKE ATE TE ROTACJONIT ,NJE SIMFONI E BINOMIT FAME KEQ PD dhe PS .
      POPULLI I ZEMERUAR PO NGRIHET NE REVOLTA , POPULLI NUK E DON KATOVICEN .
      SHARLATANI POLITIK I LIDHUR SI MISHI ME THUAN ME KRIMIN E ORGANIZUAR ,E VERTETOJ NE
      EMISJONIN OPINJON ,BESOJE SE U PA NGA TE GJITHE .VETEM ME FORCEN E VOTES SE LIRE ,MUND TA LARGOJME KETE TE SEMURE
      PSICIK,QE PO NA SHKAKTON DEME KOLOSALE PER SA I TAKON QESHTJES KOMBETARE .
      BARDH MATEO TACI .

  2. Per te dy kta mutaraqer kjo eshte shurra per te lare diharrene politike dhe ekonomike qe ka mbuluar dy vendet. Si gjithmone nji mut do kullandrisin.

  3. Ekonomia dhe Institucionet Serbe jane me te zhvilluara se ne Shqiperi.

    Ketu Udheheqesi Suprem dhuron Rrigene Kombit pa pike turpi dhe mban ere mut dhe koncesione.

    Eshte njelloj si te ulen per bisedime fshataret qe kultivojne kafene ne Brazil me Kompanine Starbucks.

    A e dini se kush fiton ne debat/negocim???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *