Tani ka me të vërtetë (shumë i madh) optimizëm. Milani dhe Ibrahimovic janë riafruar shumë në orët e fundit. Drejtuesit kuqezi, sikurse raporton La Gazzetta dello Sport kanë përshpejtuar negociatat dhe tani shpresojnë që me të njëjtën shpejtësi Ibra të vendosë përfundimisht për të ardhur. Humbja e pësuar në Bergamo nuk e ka dekurajuar suedezin, por në të kundërt mund të ketë shtuar krenarinë e kampionit.
18 MUAJ – Maldini dhe Boban kanë kontaktuar personalisht Zlatan, pa ndërmjetësin e menaxherit Raiola. Oferta ekonomike mbetet e njëjtë, por bisedat e fundit kanë joshur sulmuesin me kohëzgjatjen e kontratës, që do të jetë edhe për sezonin e ardhshëm nëse në këto gjashtë muaj do të arrihen objektivat personale dhe të skuadrës.
30 DHJETOR – Milani pret një përgjigje të shpejtë nga Ibra, pasi ka duruar tashmë shumë. Përgjigje që do të arrijë në orët e ardhshme. Dhe nëse do të jetë “Po”, ashtu sikurse të gjithë elementët e fundit të lënë të besosh, Zlatan do të jetë në Milanello në 30 dhjetorin e ardhshëm, kur skuadra do të rinisë stërvitjet. Për të gjetur gjendjen e tij më të mirë, në fakt, do të jenë të nevojshme të paktën tre javë.