• |
ide | kryesore

Rita Petro tregon për votimin në festival, ‘E kam ndjerë veten të fyer’

Paparazzi, Slider



E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, shkrimtarja Rita Petro, anëtare e jurisë në festivalin e RTSH-së u shpreh se votimi ishte teknikisht i pastër dhe shumë i sinqertë. Ajo shtoi se u ndie e fyer kur juria shqiptare e klasifikua si e korruptuar dhe se ajo e huaj ishte më e zonja.

“Çdo gjë ka qenë në mënyrën më të sinqertë dhe të pastër. Nuk u thamë ne hajde në juri, na thirrën por nuk na u lutën, e pranuam. Duhet një reagim publik institucional që të thonë se çdo gjë është bërë në rregull dhe të respektohet vendimi jurisë.

‘Na vjen keq që na ndanë, juria shqiptare dhe e huaj. Juria e huaj janë të zotët dhe shqiptarët janë të korruptuar. E kam ndjerë veten të fyer,”- tha Rita Petro.



4 Comments

  1. Po sigurisht qe Juria e huaj eshte me e zonja. Jane te tre specialiste qe trazojne muziken boterore, ti vetem miellin per byrek ke trazuar.

  2. Liu,ja ke fut kot,por kot fare.Eshte e natyreshme,qe antaret tane te juries,e njohim shume me mire kengen tone shqiptare,se edhe festivali ne RTSH,quhet festivali I kenges shqiptare.Bile ne juri,mund te ishte I ftuar vetem nje I huaj,dhe kjo vetem sepse fituesi I ketij festivali,do te marre pjese ne Eurosong.

  3. O krist, festivali i kenges shqiptare u fitua nga nje kompozitor maqedonas. Kjo Gruaja nuk duhet te ishte fare ne juri, se tek e fundit poete eshte – tani ndjehet e ofenduar? Ka dale bllof dhe qesharake, bashke me ate specialisten tjeter sqimemadhe, perballe tre specialisteve te muzikes qe njihen si te tille ane e mbane dhe qe u ftuan si te tille ne RTSH qe te zgjidhnin kengen me te mire: gje qe edhe e bene duke i dhene secili piket maksimale Elvana Gjates.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *