• |
ide | kryesore

Skandali/ Daçiç mblodhi para nga tregtarët e armëve për t’i përdorur kundër Kosovës

Lajme, Të fundit



Marinika Tepiç, nënkryetare e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë “SSP” ka akuzuar ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç se ka mbledhur para nga biznesmenë dhe tregtarë armësh për të tërhequr njohjet e Kosovës, duke shtruar pyetjen nëse në këtë mënyrë ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

“A e ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke mbledhur para për “ç’njohjet” e Kosovës nga biznesmenë dhe tregtarë armësh dhe nëse në emër të Sllobodan Teshiçit, Daçiç kishte marrë më shumë se gjysmë milioni euro para të thata? Dhe nëse në situata të caktuara kur janë marrë paratë, ka qenë dëshmitar shefi i kabinetit të Daçiçit, Nikolla Nedelkoviç”, – ka deklaruar Tepiç gjatë një konference për media sipas asaj që shkruan agjencia e lajmeve “Beta”.

Ajo shtoi se i tërë operacioni për tërheqjen e njohjeve të Kosovës ka qenë shoqëruar me mbledhje të fondeve nga biznesmenë dhe tregtarë armësh. Sipas saj policia dhe prokuroria duhet të hetojë pronat e Nikolla Nedelkoviçit, që është shef kabineti në ministrinë e Punëve të Jashtme në Qeverinë e Serbisë dhe personave tjerë të lidhur me të.

Tepiç thënë se për këtë duhet të jetë në dijeni edhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç që duhet të japë përgjigje. Ajo shtoi se shpreson që Daçiç të mendohet mirë para se të tentojë të hedhë poshtë akuzën siç ka bërë edhe në të kaluarën. Qeveria e Serbisë ka lobuar në vazhdimësi kundër pranimit të Kosovës në Interpol, UNESCO dhe organizata tjera ndërkombëtare. Ç’njohjet që i ka prezantuar qeveria serbe janë mohuar nga institucionet e Kosovës.

Résultat de recherche d'images pour "marinika tepic"
Marinika Tepic



3 Comments

  1. Nuk eshte keshtu si e thoni ju. Dacic akuzohet per trafik armesh dhe eshte nen hetim . I lidhur sigurisht me grupet kriminale te ISIS. Nderkohe qe i ka mbuluar vizitat neper vende te ndryshme me ” terheqje njohjesh”. Jane pak me te thella gjerat se makro apo mini shengen. Apo jo?! Kete dhe ju ashtu si dhe ne il popolo e dim.

  2. Burimet tona po rrjedhin drejte Serbise fale vizionit largpames te zhgarravines qe kemi ne krye.
    Plani Sorroist per minishengenin do deshtoje me turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *