• |
ide | kryesore

Tirana para se të zgjedhë trajnerin duhet të bindë Egbo: nigeriani ka kaluar pritshmëritë

Sport



Emanuel Egbo është një emër që nuk ka marrë kurrë vëmendjen e duhur, deri sa nigerianit i mbeti Tirana në duar, pikërisht në momentin më delikat, para derbit kryeqytetas. E atëherë përgatitësi i portierëve bardheblu kaloi përtej cdo pritshmërie, duke udhëhequr një skuadër në krizë të plotë, drejt tre fitoreve në po aq ndeshje, e duke e kthyer në shinat e objektivit primar sezonal, titullin kampion.

E nuk ishte fare e lehtë, sepse Egbo debutoi në derbin kryeqytetas, atë që gjithë emrat e menduar nga presidenti Halili preferuan ta shmangin, përpara se të kthejnë përgjigje, vazhdoi përballë Flamurtarit, edhe pse pa shkëlqimin e derbit, por me justifikimin se përballej me një skuadër të parkuar në mbrojtje e që shpresonte kundërsulmin. Ajo që kurorëzoi Egbo ishte fitorja në transfertë me Lacin, një kundërshtar agresiv e ambicjoz, që në shtëpi deri në atë moment ishte dorëzuar vetëm një herë.

Tekniku nigerian, që e ka spostuar veten nga dëshira për të vazhduar si trajner i parë, por ka lënë të hapur rrugën me fjalët jam në dispozicion të klubit, e ka kryer detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme, aq sa tani të kërkosh një trajner tjetër bëhet e vështirë. E para sepse do të ishte i katërti me direktiva teknike të ndryshme brenda pesë muajsh dhe e dyta sepse vështirë të gjesh një njeri me impaktin e tij brenda dhomave të zhveshjes, duke thënë se nuk është tNë të njëjtat ndeshje Mema mori 4 kundër 6 të nigerianit, ndërsa në 5 javë Ahmataj mori 5 pikë në 6 ndeshje, tregues që tani drejtuesit e klubit duhet ti bëjnë mirë llogaritë, përpara se të bëjnë zgjedhjen…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *