• |
ide | kryesore

Wanda Nara zbulon detaje intime nga jeta e saj

Paparazzi, Slider



Së fundmi modelja e njohur Uanda Nara ju ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve duke nisur që me flirtin me mesfushorin kroat dhe deri kur  humbi  virgjërinë.

Ajo ka qënë pjesë  në intervistat e dyfishta të emisionit  Le Ienene  (në këtë rast në shoqërinë e këngëtarit Pupo).   Si fillim ajo e ka nisur me shpjegimin e emrit të saj. ‘Quhem Wanda, por shqiptohet ‘Uanda'” duke treguar shqiptimin e saktë të emrit të saj të pagëzimit në dialektin rioplatens (versioni i spanjishtes i folur në Argjentinë).

Gjithashtu gjatë pyetjeve me humor që iu bënë showgirl-it, nuk munguan edhe disa tema pikante, siç ishte ai i një flirt-i të mundshëm me mesfushorin kroat të Inter-it Marcelo Brozovic:

“Bëhet fjalë për thashethemin që më ka vrarë më shumë, totalisht i shpikur, një histori dashurie me shokun e burrit tim, me të cilin nuk jam kryqëzuar asnjëherë gjatë jetës sime”.

Pyetja që vijoi më pas ishte për bashkëshortin e saj Mauro Icardi-n, me te cilin u martua ne vitin 2014:

“Te gjithe thonë që dua t’i shkatërroj karrierën, por nuk është aspak e vërtetë!” tha modelja. Dhe nuk kishin si të mungonin dhe pyetje mbi seksin:

“Sa është i rëndësishëm në jetë për ty nga 1 deri ne 10? ishte pyetja e Pupos.

‘ 10! Askush nuk ka pasur probleme me mua në krevat, megjithëse kam pasur vetem 3-4 partner në shtrat’ u përgjigj Uanda.

A mund të na thoni se kur ishte hera e parë për ty? vazhdon Pupo.

‘ Kur isha 15 vjeç’ përgjigjet Uanda.

Duke qënë se njihet dhe për format e saj trupore të cilat nuk nguron ti tregoj me anë të fotove provokative Pupo e pyet dhe në lidhje me operacionet plastike.

‘Sa operacioni plastik kam bërë?

‘Vetëm gjoksin kur isha e re, sepse kisha shumë vithe dhe doja t’i kisha të ekuilibruara pak’ është përgjigj Uanda.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *