• |
ide | kryesore

Dështimi i negociatave të qeverisë së Kosovës/ Çfarë ndodh tani

Kryesore, Lajme



Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti njoftoi se kanë dështuar negociatat me Lidhjen Demokratike të Kosovës të drejtuar nga Isa Mustafa për një qeveri të përbashkët. Të enjten dy partitë do të shkojnë në seancën konstituitive të Kuvendit të Kosovës pa një marrëveshje.

Por çfarë ndodhi?

Përmes një videoje të postuar online (shiko poshtë), Kurti thotë se mbrëmjen e së martës ka bërë edhe një ofertë të fundit për LDK-në. Në këtë ofertë thuhet se VV-së, që si parti e parë i takon Kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i parë dhe LDK-së nënkryetari i dytë, le të ketë një rokadë mes këtyre posteve.

“Kryeparlamentarin e merr LDK ndërkaq Nënkryetarin e Dytë VETËVENDOSJE! Kësisoj, LDK e ka Kryeparlamentarin kurse VETËVENDOSJE! dy nënkryetarë të Kuvendit”, – zbulon Kurti. Ai ka kërkuar që çështja e presidentit të lihet për më vonë, por nëse LDK insiston për këtë post, VV të marrë një ministri dhe ajo të jetë Ministria e Punëve të Brendshme.

“Çështjen e Presidentit më mirë e lëmë për më vonë. Por, nëse LDK insiston që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominimin nga LDK, atëherë neve duhet të na shtohet tash një ministri: MPB, e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Nominimi i LDK-së për kandidatin për President, bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet koncensual jashtëpartiak, kurse kur të përcaktohet LDK-ja për emrin e tij/saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i Vetëvendosje!”, – ka bërë të ditur Kurti.

Andi Bushati: Dështimi i Albinit përballë botës së vjetër

Lideri i VV-së ka folur edhe për kërkesën e LDK-së për ndarjen e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve.

“Sipas kërkesës së LDK, MKRS ndahet, me këtë rast Kultura dhe Rinia i kalojnë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ndërkaq, Sporti i kalon Ministrisë së Shëndetësisë. Pakicat joserbe e marrin Ministrinë e Zhvillimit Rajonal ose të Pushtetit Lokal, kurse pakica serbe Ministrinë për Komunitete”, – thotë Kurti.

Por edhe kjo ofertë nuk i ka pëlqyer partisë së drejtuar nga Isa Mustafa që kërkon garanci të plotë për të qenë ajo që do të ketë postin e Presidentit të vendit kur t’i mbarojë mandati Hashim Thaçit në vitin 2021.

Përgjigja “rrufe” e Mustafës

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur menjëherë liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili para disa orësh njoftoi se dështuan përpjekjet për të arritur një marrëveshje me LDK-në para seancës për konstituimin e Kuvendit. Por, Mustafa shkruan në mesazhin e tij se negociatat nuk kanë dështuar dhe bën akuza ndaj Kurtit.

“Negociatat nuk kanë qenë të lehta dhe partneri në tavolinë, Lëvizja Vetëvendosje, në disa raste, i ka shpërfillur rregullat për të cilat kishim rënë dakord. Për LDK-në dhe për mua, negociatat nuk kanë dështuar. Ka dështuar strategjia e Vetëvendosjes për ta siguruar para publikut epitetin e palës parimore dhe gjeneroze në negociata dhe për t’ia hedhur fajin LDK-së”, – thotë Mustafa që ndalet edhe te çështja e debatuar se kujt do t’i takojë Presidenti i ardhshëm.

“Ndryshe nga deklarimet e tyre publike, Vetëvendosja tregoi sonte se është gati të zotohet për ta mbështetur kandidatin e propozuar nga LDK-ja për President të Kosovës, vetëm se kërkon më shumë hise në qeveri. Ky nuk është parim, por tentim për të përfituar më shumë.

Ne mendojmë se ndarja e balancuar e përgjegjësive, konform rezultatit të zgjedhjeve, rezulton në këtë formulë, Kryetari i Kuvendit, Presidenti, kur të mbetet pozita e lirë, dhe gjysma e qeverisë duhet t’i takojnë LDK-së, nëse Vetëvendosje dëshiron mbështetjen e LDK-së për t’ia besuar asaj drejtimin e ekzekutivit dhe gjysmën e Qeverisë” – thotë Mustafa.

Çfarë ndodh tani?

Të enjten do të zhvillohet seanca e parë e Kuvendit të ri të Kosovës. Pritet që aty deputetët të bëjnë vetëm betimin dhe të mos zgjidhet asnjë nga postet drejtuese. Kjo do t’i mbetet një seance tjetër dhe për këtë Kushtetuta e Kosovës nuk ka një afat. Përpara mbledhjes së Kuvendit të përcaktuar në orën 15.00 është njoftuar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Reagimet e para

Ndër reagimet e para pas njoftimit të Albin Kurtit për dështimin e negociatave e ka bërë kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Ai shprehet i bindur se LDK dhe VV nuk do të mund të arrijnë një marrëveshje mes tyre. ai thotë se koalicioni LDK-VV nuk ka asnjë dallim nga qeverisja e kaluar pasi janë 2 parti që po tregojnë se nuk dinë të merren vesh as për ndare postesh dhe keqqeverisja do të vazhdojë. ©LAPSI.al



15 Comments

  1. Fajin e ka Rama qe Kosovar NUK Ben dot qeveri Gjithe jeten Turqit dhe serbet na kane akuzuar si shtet Jo formues.Oh ata smerren vesh midis vetes dhe fajin e ka kush te mundet.

  2. Po keta sikur Jane Patriote te ever,e lame Kosoven pa shtet per 4 muaj ,kush e di sa vjedhim akoma.Keshtu te marrin gjak ne vetull keta gazetaret e kosoves ama shtet per vehte nuk Jane.Ndoshta Buzhkalla apo Shkalluku mund te sygjerojne ndonje karlik per bujqesine apo per
    opoziten e OJQ .Priten mendimet e Markut,Zhejit dhe Fevzos se si zgjidhet kjo Pune.Shkallukun do ta cojme si delegat ne seancat e pushimit per ceshtjen Babale we ndikon shume be kosove.

  3. O KURTI, po nuk i shite interesat e Kosoves dhe te popullit Shqiptar, nuk te lejon kush ty, qe te krijosh qeveri dhe te behesh kryeminister. ShBA e ka zgjedhur kryeministrin, para se te beheshin zgjedhjet, eshte ajo gruaja. Votuesi kosovar mund te shkoje edhe 100 here ne zgjedhje, deri sa te zgjidhet njeriu i perzgjedhur, nga ata dhe jo ai qe deshiron votuesi. Ti kerkon qe t’i sherbesh interesave te Kosoves, ata kerkojne funderina qe t’i sherbejne atyre. Shiko eksperimentet qe po bejne ne Shqiperi, shiko antinjeriun mallkimin e ketij kombi dhe banden homo&prosti injoranto-hajdute qe na kane imponuar me dhune.

    1. Ajo gruaja ka studiuar ne nje nga univesitetet me te mira te drejtesise ne bote. Nuk e kane gjetur duke shitur ikona poshte urave. Gjithsesi, kryeminister do behet Kurti se amerikanet e kane me te veshtire se te gjitha superfuqite e tjera te shkelin mbi demokracine. Nese Kosova do ishte nen influencen e Rusise, Turqise apo Kines p.sh. dhe Kurti do i bente kete qe i ka bere amerikaneve, do kishte perfunduar si i nderuari Gjinxhic. Bekimi i Kosoves jane vetem amerikanet, sepse shqiptari per shkak te Rames po deshmohet si vellai i versionit me te keq te Serbit qe quhet Vucic. Do ta mirekuptoja deri diku Ramen po te joshej nga vizioni liberal i Tadic(realisht jam impresionuar prej tij), Ivanovic apo Zingjic, por prej Vucicit te pagdhendur te vjen per te vjelle njesoj si prej Sheshelit.

      1. Hahaha, mos flisni budallalleqe, sepse amerikanet nuk e kane aspak te veshtire te shkelin parimet e demokracise. Rasti i fundit (te pakten nga ato qe mbaj mend une) i venezueles, kete vit, me presidentin kukull qe vune amerikanet po nuk e pranoi populli etj…. Duhet ta bejme vet shtetin dhe jo te presim nga amerikanet, per ato perparsi kane interesat e shtetit te Amerikan dhe jo te shtetit tone. Dukur na u perputhen interesat, dhe sot mund te mos perputhen me. Mos harroni qe Rama ktu ku eshte, eshte dhe fal mbeshtetjes se amerikaneva. Dhe ku jemi ne si shtet… Opozita eshte gati inegzistente (kam dyshime qe o e ka blere o e ka kap KM), skemi gjyjata as kushtetuse dhe as te larte, kryebashkiaket sillen sikur ti ket zgjedh KM dhe jo populli, medjat jane te gjitha pro qeverise, dhe me e rendesishmja te gjithe njerezit e kualifikuar kane deshire dhe po marrin hapa konkrete per te ikur nga shqiperia.

        1. Nese kur ke nje problem me demokracine e ke me te natyrshme t’i drejtohesh Kines, Turqise apo Rusise sesa Amerikes ke probleme te renda konjitive. Shko bej nje vizite tek doktori se thone qe e shkakton edhe tummori i trurit.
          Pavaresisht se per mua personalisht Amerika eshte e mira me e madhe, per cdo shqiptar racional do duhej te ishte minimalisht e keqja me e vogel.
          Nuk kam pare kurre ndonje disident te lirise ne Kine te kerkoje mbeshtetjen e Rusise apo anasjelltas. Per Venezuelen e ke komplet kot se atje nuk u mbajten zgjedhje. Te parat dihet boterisht qe u manipuluan. Gjithsesi, eshte jashte cdo diskutimi qe askush nuk te ndihmon po nuk u ngrite vete.

  4. Për faktin që Vetëvendosja ka vetëm një deputet më shumë se LDK, kryesimin e qeverisë do ta marë z.Kurti.
    E mdërkaq si drejtimin e Kuvendit ashtu edhe presidentin që të dy sëbashku kanë më pak kompetenca sesa një kryeministër, do ta marë LDK.
    Në ndarjen e ministrive, nuk më duket se vlerësimi në këtë rast duhet të bëhet në mënyrë mekanike në bazë votash të marë në zgjdhje por në bazë të përformancave e aftësive menazhuese të ministrave të përzgjedhur..
    Vetëvendosja nuk ka asnjë politikan me eksperiencë të provuar si ministër apo qoftë edhe si zv/ministër e ka të drejtën që të kundërshtojë ndonjë riciklim të ndonjë ministri të pa aftë apo të dyshuar të LDK, por jo të lozë me numurat
    Kryeministri e ka kpmpetencën që të kërkojë dorheqjen e ndonjë ministri që rezultati i tij i punës nuk ësjtë në lartësinë e duhur e për këtë e ndihmon edhe shumica e vogël e deputetëve që ka në parlament, apo edhe votat e opozitës për ta miratuar.
    Z.Kurti sidoqoftë, nuk duhet që të lerë në publik shijen e keqe se si një politikan i majtë, akoma pa marë pushtetin të ndjekë rrugën majtiste ekstreme , “të gjithë pushtetet sovjetëve”, se boll po e vuajnë këtë mani socialiste, shqiptarët e vëndit “amë” siçe quan Kosova Shqipërinë.

  5. Ku ta gjeje eksperiencen KURTI, ne Burg,ne demonstrate,me tymuese ne parlament,ja vetem idealin qe LDK talk bythen por Jo xhepin.Neise KY Buzhalla apo Shkullaku mund to zgjidhin keto Pune si fshatar qe Jane dhe autor I Shume botimeve neper portale.Kosova pret shume nga lapsi.al dhe Fevzo parelliu.

  6. Eshte e qarte. Fitorja e Vv ishte e papritur dhe jo e mirepritur nga Berlini dhe Tirana zyrtare. Ndaj dhe duke perfituar nga elementi kohe, u arrit te instrumentalizohet LDK, specifikisht kreu i saj, per te minuar nje marreveshje potenciale. Zgjedhjet e parakoheshme jane opsion, porse ka gjasa te kete surpriza te cilat mund te godasin Vv.

  7. Shpellkaret e gjeten,fajin e kane amerikanet kur dy koqevar nuk meren vesh,keshtu mendon dhe salihu njelloj si ju,o shpellkare.

    1. Mos u thuaj koqevar o klysh kurve se heret a vone del nje koqevar qe te gjen dhe te shtrydh koqet pa meshire. Mos i jep gojes shume se me vone do i japesh sumes o baxhelle.Se ai koqevari sdo tshtrydh vetrem ty koqet por do merret dhe me ca te mban pragu i shpise.Rri urte bythqir

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *