• |
ide | kryesore

FOTO/ 74-vjeçarja humbet në pyll, policia e Gjirokastrës e gjen me dron

Lajme, Të fundit



Një grua e moshuar kishte më se 24 orë që kishte humbur kontaktet me familjen e saj, e cila kishte bërë denoncimin në policinë e Gjirokastrës. 74-vjeçarja me inicialet V.F kishte ikur nga banesa e së bijës pa lënë asnjë gjurmë.

Policia është vënë në kërkim të gruas së moshuar e cila vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor dhe falë një droni ka mundur ta gjejë në pyllin e fshatit Hundkuq, atje ku ndodhej dhe banesa e të bijës.

Njoftimi i policisë Gjirokastër

Largohet nga banesa e moshuara me probleme të shëndetit mendor, gjendet fal kërkimeve me dron nga ana e Policisë. Mesditën e djeshme shtetasja V.F., 74 vjeçe, banuese në Tepelenë, është larguar nga banesa e vajzës së saj në fshatin Hundkuq, Gjirokastër. Të afërmit e shtetases së mësipërme sapo kanë konstatuar mungesën e saj në banesë, kanë kërkuar ndihmën e policisë për ta gjetur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas njoftimit të marrë për largimin nga banesa të shtetases V.F., kanë nisur kërkimet në terren duke përdorur dronin e Policisë. Ditën e sotme, nëpërmjet dronit është bërë lokalizimi dhe gjetja e shtetases V.F., në pyllin e fshatit Hundkuq. Familjarët e shtetases V.F, kanë falënderuar efektivat e Policisë për angazhimin dhe gjetjen e nënës së tyre. #policianesherbimtekomunitetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *