• |
ide | kryesore

Gjesti fisnik i një ‘djali të keq’: Conor McGregor, 30 mijë euro për të pastrehët

Sport



Një gjest kontrovers me imazhin e tij si djalë i keq. Pòr në fakt mjekrën e ka, e kështu Conor McGregor ka bërë Babagjyshin e Vitit të Ri për të pastrehët në Dublin: 30 mijë euro donacion për Krishtlindje për Inner City Helping Homeless, plus lodra për fëmijët që nuk mund ti kenë. Lajmin e ka bërë të ditur Daily Mail, e nuk është hera e parë që kampioni i arteve marciale mikse e bën: cdo vit ai depoziton një cek me 5 shifra për komunitetin e tij, në maj madje ka ndërtuar shtëpi për ata që janë më të pafat. Një ndihmë që në fakt duhet, duke parë temperaturat e dimrit irlandez.

McGregor në fakt nuk heq dorë nga ekzibicioni dhe në rrjetet sociale tregon dhuratat e tij të Krishtlindjes: një Porsche për të, një veshje për qenin e tij dhe lodra për fëmijët. E së afërmi do të kthehet të ndeshet në oktagon: rikthimi është fiksuar në 18 janar në Las Vegas kundër Donald “Cowboy” Cerrone.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *