• |
ide | kryesore

Luan i përgjumur me gishtin e mesit lart: urimi misterioz i Ibrahimovic

Sport



Cfarë ka dashur të thotë Zlatan Ibrahimovic me postimin e tij të cuditshëm të Krishtlindjes? Pyetja ka ndezur fantazinë e tifozëve kuqezi në rrjetet sociale, që kanë nisur të bëjnë interpretimet e ethshme të merkatos dimërore, duke qenë se pikërisht Milan është klubi që pret një përgjigje nga suedezi: “Do të thotë që nuk vjen”, “Po con prapa diellit drejtuesit tanë”, “Luanët nuk dorëzohen kurrë”. Tifozët e Milan sigurisht që pyesin: përse pikpërisht një luan në ditët në të cilat është afruar me një skuadër që kishte në “Fossa dei leoni” zemrën pulsuese të tifozëve të saj? Imazhi këtu është shumë i qartë: një luan, pikërisht, që pushon i shtrirë e ngre gishtin e mesit drejt atyre që e shohin. Një shaka? E mundshme, duke njohur personazhin. Por, efektivisht, ndoshta është vërtetë një e dhënë mbi atë që ka vendosur suedezi në këto ditë në lidhje me të ardhmen.

Siguri nuk ka, edhe pse në këto orë Milan pret një përgjigje mbi ofertën e re e, sipas asaj që bëhet e ditur, ka një besim të rinovuar se tratativa do të mbyllet me sukses. Ose ndoshta qesh, duke cmendur miliona tifozë kuqezinj, me një urim të cuditshëm, për të cilin do të mësohet më vonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *