Mario Mandzukic është transferuar tashmë zyrtarisht tek Al Duhail, duke u larguar nga Juventus pas 4 vjetësh të suksesshme, por që janë mbyllur keq: sulmuesi kroat është lënë jashtë skuadre me ardhjen e Maurizio Sarri dhe nuk është aktivizuar asnjëherë në gjashtë muajt e fundit. Në Katar, Mandzukic do të gjejë një tjetër ish-bardhezi si Mehdi Benatia.
Ish-mbrojtësi i Juventus është entuziast për transferimin e kroatit tek Al-Duhail dhe e ka treguar në Tëitter. Kjo është mirëseardhja e mbrojtësit maroken për sulmuesin, që sapo ka mbërritur nga bardhezinjtë: “Mirëseerdhe Mandzukic tek Al-Duhail e në aventurën e re në Katar. Kemi arritur trofe të ndryshëm bashkë, tani është momenti të shtojmë të tjerë në listë. E di që do jesh gati për këtë sfidë, mezi pres të të shoh”.
Welcome @MarioMandzukic9 to @DuhailSC and your new adventure in Qatar. We have already won many trophies together, and inshallah it’s time to add more to the list. I know that you are more than ready for the challenge…look forward to seeing you. pic.twitter.com/xJsp6XKcvE
— MBenatia5 (@MedhiBenatia) December 24, 2019