• |
ide | kryesore

Rita Petro kritikon Alketa Vejsiun: E pafalshme ajo që bëri

F1, Paparazzi



Rita Petro, e ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon foli për debatet e shumta që shkaktoi festivali i 58-të i RTSH këtë vit. Arilena Ara rrëmbeu vendin e parë, ndërsa la pas Elvana Gjatën që në fakt ishte përfolur më herët si fituesja e këtij festivali.

Mbështetësit e Elvanës nuk kursyen sulmet për jurinë. Lidhur me këtë, Rita Petro kritikoi edhe reagimin e prezantueses së festivalit, Alketa Vejsiut.

Kjo e fundit shprehu hapur mbështetjen e saj për Elvanën, ndërsa fajësoi jurinë. Sipas Petros kjo ishte e pafalshme, ndërsa të njëjtin mendim me të ndau edhe Nano.

Pjesë nga biseda:

Rita Petro: Një nga organizatoret doli hapur dhe bëri edhe dallimin mes jurisë vendase dhe jurisë së huaj dhe mendoj se kjo ngjalli një pakënaqësi shumë të madhe edhe pse u dhanë votat. Votat shumë mirë se ne nuk i kishim të fshehta, por kjo na ndau në dy pjesë siç jemi zakon në politikë PD-PS. Kështu u nda edhe kjo, njëri majtas dhe tjetri djathtas. Pse ia nuk ia dhatë Elvanës dhe ia dhatë Arilenës.

Mustafa Nano: Unë Alketës nuk i pëlqeva një gjë atje. Alketa është një preznatuese shumë e zonja…

Rita Petro: Po mbajti gjithë atë koncert

Mustafa Nano: I mban ajo të gjitha llojet e peshave, por në fund fare manifestoi simpatinë e vet për një këngë. Për mua është e pafalshme, pasi ajo më fyen mua që jam në shtëpi

Rita Petro: Përveç se preznatoi është organizatore sepse e ka emrin bashkë me regjisoren..

Mustafa Nano: Nuk ka të drejtë të shprehë simpatitë e veta për këngën

Rita Petro: Nuk ka të drejtë një dhe të krijojë tek njerëzit dhe tu thotë njerëzve që këta e kanë fajin ju merruni me këto. Ajo nuk shkonte fare. Megjithatë punë e saj



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *