• |
ide | kryesore

Ronaldo, Neymar, McGregor, Ibrahimovic: shikoni çfarë bëjnë kampionët në Krishtlindje

F1, Sport



Dikush në det, një tjetër në mal, apo me familjen. Ka nga ata që preferojnë zgarën, të tjerë që i jepen sfidave të vjetra e ndonjë tjetër që kërkon të reja. E vetmja gjë e sigurtë është se në Krishtlindje kampionët e sportit bëjnë si të gjithë ne: ndalen të festojnë nën pemë, e festojnë me ushqim apo ngritje dollie. Ja të gjithë duke nisur nga Juventus, që ka publikuar fotot e Ronaldos, Dybala që bën selfie, Bonucci që zgjedh të reklamojë punët. Por janë foto që duhet të jenë bërë më parë, sepse ndërkohë, Georgina Rodriguez postonte foto nga plazhi me gjithë familjen.

Familja Mihajlovic është në Bolonja: Arianna, gruaja e Sinisa, ka postuar foto nën pemën e Krishtlindjes në hotel Baglioni. E njëta gjë për Robert Leëandoëski, Lothar Matthaus, e John Terry, ndërsa Krishtlindje me familjen në shtëpi për Federica Pellegrini e qenushen e saj Vanessa. Ylli irlandez i Mma Conor McGregor ka marrë familjen për të bërë pazar e për të njohur… Babagjyshin. Paulo Dybala i beson aftësisë së tij me topin dhe është kjo video e postuar me urimin për Festa të mbara. Tek Liverpool e kanë të rëndësishme të festojnë me simbolet klasikë të Krishtlindjes e atëherë James Milner, me njeriun e borës, kërkon si dhuratë tre pikët në Boxing Day në Leicester. Cmimi look i takon Alisson: portieri i Liverpool së bashku me shoqen e tij Natalia kanë dale me pizhamat e Krishtlindjes, duke u bërë kult në rrjet.

View this post on Instagram

Merry Christmas and a wonderful time ?

A post shared by Lothar Matthäus (@lotharmatthaus10) on




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *