Le te mos presim qe fqinji yne te behet i mire përpara se te bejme nje veper te mire per te, le te mos presim qe kisha te jete e përsosur përpara se ta duam ate dhe te mos presim qe te tjeret te na resketojne përpara se ne ti sherbejme atyre. Le ta nisim gjithçka nga vetja. Zoti nuk ju do sepse ju mendoni dhe veproni në mënyrën e duhur. Dashuria e tij është e pakushtëzuar; nuk varet nga ju. Çfarëdo që të shkojë keq në jetën tonë, çfarëdo që të mos funksionojë në Kishë, pavarësisht problemeve që ka në botë, kjo nuk do të shërbejë më si një justifikim”.  

Në mesin e atyre që morën pjesë në meshë ishin edhe disa fëmijë nga disa vende të botës, përfshirë Venezuela, Iraku dhe Uganda, nje tregues se në vëmendjen e Papës, si udhëheqës i 1.3 miliardë katolikëve, janë edhe emigrantët dhe viktimat e luftës.