• |
ide | kryesore

Analiza/ Lubonja: Ku Rama ngjan me Berishën e 97-ës

Lajme, Të fundit

Në emisionin “Real Story” në News 24 ishte temë diskutimi krahasimi i realitetit politik të sotëm më 1997-ën. Analisti Fatos Lubonja tha se 2019 është një vit më pak tragjik, pasi nuk ka 2 mijë të vdekurit e asaj kohe dhe se mungon protagonisti kryesor, që është populli i vitit 1997 që ishte përtej politikës. Ai merr në analizë disa nga ngjarjet kryesore të këtij viti dhe thotë se sot kryeministri Edi Rama e ka më të lehtë të kontrollojë pushtetet.

“Meqenëse përmendët ‘97, përgjigjja e parë që do jepja në kuptimin e perceptimeve që kemi përjetuar dhe përjetojmë sot do thosha se nuk është si ‘97 ky vit, është shumë më pak tragjik. Është një vit që nuk ka 2 mijë të vdekurit, mungon një protagonist kryesor që është populli i 97, që ishte përtej politikës. Lëvizja popullore e ‘97, Vlora, ishte opozita që i shkoi pas, kjo është e rëndësishme. Ka disa krahasime në qoftë se do marrim një pjesë të vitit, të themi pjesën e parë të vitit deri në zgjedhjet e 30 qershorit që është shënjuar nga ikja e opozitës nga parlamenti, mund të gjejmë disa krahasime sipas mendimit tim në kuptimin e politikës, e kulturës politike që kemi ne”, – u shpreh Lubonja.

Sipas tij, “kultura e 1997 dhe kultura e 2019 nuk ndryshojnë në një gjë që është esenciale, prirja e liderit që ka pushtetin për të qenë lider absolut, e partisë që ka pushtetin për të kontrolluar gjithçka dhe për të eliminuar të tjerët që shoqërohet pastaj me eliminimin e opozitës në një mënyrë ose në një mënyrë tjetër”.

“1997 erdhi kur opozita jonë kishte lënë parlamentin për shkak të një viti më herët dhe duket se nuk kishte ndonjë predispozitë lideri i atëhershëm që ishte Sali Berisha për të hapur, për të lëshuar, për të integruar dhe opozitën në lojën politike por donte ta përjashtonte. Në këtë aspekt ka një ngjashmëri sepse unë mendoj që edhe lideri aktual, Edi Rama që është në krye të partisë në pushtet mbasi mori dhe zgjedhjet në mënyrë të dyshimtë për mendimin tim në kuptimin e bashkëpunimit me…ose blerjen e votës etj, etj që dihen pra jo në formën e 1996 që ishte me polici por përsëri me një formë të paligjshme ka prirjen për të kontrolluar gjithçka dhe për të eliminuar të tjerët. Kjo është një nga sëmundjet e mëdha që akoma nuk është çliruar politika jonë për mendimin tim. Pra, çdokush që ka pasur pushtetin këtë ka dashur të bëjë.

Në qoftë se mund të themi që ‘97 erdhi pas një lideri, i cili e mori me legjitimitet pushtetin nga ’91, si lëvizje dhe pastaj tentoi drejt pushtetit absolut dhe kishim një opozitë, e cila nuk ishte provuar në pushtet dhe kishte besim shumë më të madh te kjo, ndërtoi një besim për t’iu kundërvënë dhe kishim një popull që ndërtoi dhe ai besimin tek kjo opozitë por që kishte dhe atë pakënaqësinë e madhe për paratë. Sot, Edi Rama në kuptimin e keq të fjalës për të kontrolluar të gjitha pushtetet e ka pak më të lehtë këtë punë sepse kemi një opozitë e cila ka qenë në pushtet dhe ka qenë pjesë e të njëjtit sistem që ka kalëruar Edi Rama, pra e ka më kollaj t’iu thotë dhe populli nuk e ndjek ashtu siç nuk ndoqi”, – deklaron Lubonja.

E dyta, sipas tij, vetë populli duke se është kaq i zhgënjyer nga të gjithë opsionet politike që i ka dhënë kjo klasë politike në këto gati 30 vjet sa që ka zgjedhur ikjen dhe kjo e bën më të lehtë përsëri kontrollin por ndoshta dhe më dramatik dhe dëmi është prapë i madh, më afatgjatë, ndoshta më gradual.

“Sepse me dëm nuk duhet të kuptojmë vetëm vjedhjen e parave, domethënë humbjen e lekëve, humbjen materiale. Është humbja morale që pëson shoqëria, sistemi i vlerave, në qoftë se vendi i jepet njerëzve që merren me krim këtu, i jepet ekonomia, i jepet gjithçka, ky është një dëm afatgjatë që ka të bëjë me dëmin moral. Në këtë kuptim të bësh krahasime është çik e vështirë, kanë diferencë dhe ngjashmëritë e tyre”, – mendon Lubonja. /BW

14 Comments

  1. Po meqë qenka më pak tragjik se 97 çfarë kërkon zoti Lubonja?

    Në vitet 1998 u krijua nj komision hetimor për zbardhjen e ngjarjeve të 1998 ku SpartAk Ngjela ishte kryetar i komisionit parlamentar, por që kurrë nuk e zbardhi se si ndodhën ngjarjet e 1997.

    Shkurt: Komunistët dhe neokomunistët e marrin pushtetin me dhunë dhe e mbajnë po me dhunë.

    Edvin haleja shkaktoi vrasjen e 4 njerëzve për të marrë pushtetin, dhe që kur ka hyrë në politikë nuk është larguar as edhe një ditë nga pushteti

    Krahasimet nuk bëhen në distancë 22 vjet, sepse klasa politike e asaj kohe nuk kishte përvojën dhe pjekurinë e sotme, por sot edvini i ka larguar të gjithë socialistët e vërtetë nga PS dhe e ka mbushur me këlyshë 99 e mjaftista që janë veç për të vjedhur.

    Nuk është korrekte që edhe të krkosh largimine edvinit edhe të thuash se 97 paska qenë më tragjike se e sotmja, sepse të vrarët qenë viktima jo të pushtetit por të kriminelëve ordinerë që lilëzuan për shkak të mungesës së institucioneve gjë që i leverdiste vetëm PS.

  2. Rama nuk ngjan me Enverin, jo më me Berishën.

    Ky lloj relativizimi midis Berishës dhe Ramës më duket si i sponsorizuar nga Rama.

    Vetë krahasimi midis tyre kërcet shumë, nuk e di se si Lubonja mund ta bëjë këtë krahasim sikur vetëm aspekti e hajdutërisë të kapim.

  3. Ne 97’n mijera veta humben kursimet e jetes ne firmat me parate e “pastra”.
    Ne 97’n qeveria refuzoi te merrte pergjegjesite dhe si pasoje e krahatures qe erdhi me pas (po per faj te qeverise) u vrane afron 3000 vete dhe pasojat ndihen ende.
    Vite 97 e coi Shqiperine 17 vjet mbrapa ne kohe nga ana ekonomike.
    PD’ja arriti ne nivelin me te ulet te perfaqesimit ne parlament.

    fast forward ne 2019:
    Leku eshte ne pozitat me te forta kundrejt valutave te huaja,
    Ministra dhe funksionare te larte jane vene para pergjegjesise dhe denuar me burg. Te tjere priten qe tu pasojne.
    Shqiperia ka GDP me te larte ne historine e vet.
    Mbas zgjedhjeve te fundit parlamentare, PDja arriti piken me te ulet te perfaqesimit. ME TE ULTEN. Udheheqja e PDs vendosi te djege mandatet dhe taleri popullin pa opozite. FARE – edhe ne zgjedhjet lokale.

    Si perfundim, krahature te ngjashme me ’97 nuk ka. Situata socio-ekonomike eshte e qete. POR deshtimet e lul pallaveshit, Ljuba i quan diktature te Rames dhe i ve nji shenje barazimi midis situates ne 2019 me 1997.

    Je se pres me shume nga nje injorant i pashkolle, vetem per te ilustruar nivelin e anal istave tip ljubo&co.

    1. Edhe ti robo ke plotesisht te drejte sepse kur gazetaret merren vetem me analiza fjalesh dhe jo faktesh natyrisht qe fajin e ka basha, nga ana tjeter nqs shqiptaret jane me mire sot un se kuptoj ca faji ka basha. Gdp sot eshte me e larte sepse jane rritur taksat por jo sherbimet, rrogat dhe pensionet. Por atehere ku shkojne keto leke? 120 milion check-up, 100 milion sterilizim, 40 milion 2 km rruge te astiri, 360 milion 17 km rruge atje matane, 70 milion stadium, palma qe zevendesohen me pisha, sheshe qytetesh pa identitet, e shume te tjera. Gdp-is do tja ndjesh eren sepse matematika nuk eshte opinion

      1. Ai kungulli rilindas më sipër nuk e kupton se GDP që nuk përkthehet në rritje mirëqenieje nuk është reale, sepse 10 oligarkët e edvinit bashkë me kastën e lartë rilindase ma merr mendja që zotërrojnë rreth 80% të pasurisë kombëtare.

        1. Kungulli pidhit satome. Kush tha qe GDP eshte mireqenie? Dhe ato 10 “oligarket” jane po ato qe kan pas punu me lylin dhe salen. Dhe do punojne prap nese PDja vjen ne pushtet. Militante kara si puna jote dhe ca te tjere me poshte e kane koken te bytha e sales dhe zi shofin ngado qe te rrotullohen.

    2. 1) Rritja apo renia e valutes nuk eshte arritje qeveritare por e konditave macro financjare kryesisht te politikave te bankes qendrore kundrejt politikave te nje banke tjeter. Vlera e monedhes kunder nje monedhe tjeter eshte rrezultat i rrjedhes se kapitalit, o investues o spekulativ. Kapitali investues ne Shqiperi eshte ne nivelet me te ulta qe ka qene ndonjehere, kapitali spekulativ ne finance eshte kapitali qe shkon per bono thesari aksjone apo tregeti pronash ne monedhen vendase. Dhe ky po ashtu eshte inekzistues, pervec tregetise se pronave. Kapitali i vetem qe rrjedh ne Shqiperi jane o kapitali informal (kriminel), o kapitali nga parate e emigranteve. Ky i fundit ka rene, ai i pari vetem shpjegon rritjen e lekut me Euron. Pra paraja e droges ne Euro qe kerkon te konvertohen ne lek nepermjet tregetise se prones ne Shqiperi.
      2) GDP nuk eshte ne piken me te larte te historise se vet. GDP ka qe ne 2010 qe eshte ne vend numero. Sote eshte ne 1.7% rritje, ose vjetore rreth 3.5% ka 10 vite qe eshte ne 1 1.2 e ngjashme me sote, dhe gjasat jane qe pas termetit te shkoj negative. Rritja deri ne 2010 ka qene rreth 6%. Sote borxhi sovran i Shqiperise eshte rritur gati 100% nga 2010, nga 600 miljone, ne 1.1 miljarde. Po te maresh parasysh qe para 2010 ne kishim borxh te ulet por rritje ne 6% dhe sote kemi dhe nje here me shume borxh por rritje te njejte per 10 vite e kupton se si ka shkuar ekonomia. Ti citon vleren monetare te GDPse si me e larta besoj, jo rritjen ne perqindje, por ajo e dhene ka qe ne 45 qe rritet cdo dy tre vite gati, dhe cdo vend i botes ka rritje te tille biles dhe ata qe shkojne ne recesion. Dmth ne ate llogjike i bije qe cdo qeveri nga 45 ka punuar shume mire. per ekonomine e vendit 🙂 . Rritja e GDP ose dhe rritja vjetore eshte matja e ekonomive, jo vlera monetare e GDPse.
      Pastaj per ministrat qe jane denuar? Cilet? Nqs nuk do te kishin dale te pakten ne gjykate me ato qe u kapen atehere do na kishte mare lumi komplet. Fakti qe Saimir Tahiri doli ne gjykate dhe smori asnje denim nuk eshte arritje por e kunderta, eshte fakt qe tregon qe qeveria eshte kriminele e korruptuar, pikerisht ashtu sic dhe opozita kembngulte.

    3. E para e punës o komentuesi socialist i orës 00.41, dëmet që shkaktoi “revolucioni” revanshist bollshevik për rikthimin në pushtet të enveristëve në 1997, ishte trefish më i madh se paratë e humbura në firmat piramidale.
      Viktimat e shumta të 97-tës e deri sot, që vërtetë janë disa mijra, erdhi si pasojë e shpërthimit të depove të armëve, nuk ishin vrasje të policisë së shtetit apo të qeverisë demokratike, ashtu siç propgandohet prej shumë kohësh kjo gënjeshtër.
      Ishin oficerët e kohës së diktaturës, një pjesë e të cilëve drejtonin lëvizjen e ashtuaquajtur “vullnetarët e Enverit”, që duke hapur depot,bënë që me dhjetra mijëra armë të binin në duar të grupeve kriminale që më vonë u grupuan në banda mafioze edhe të trafikut të drogës, armëve e prostitucionit, e që veç u vranë me njeri tjetrin, shtuan në mënyrë të frikëshme kriminalitetin në Shqipëri.
      Është e vërtetë që Berisha gaboi që i konsideroi firmat piramidale, si fillesat e bankave private, e këtë gabim ai e ka pranuar publikisht, por përse nuk u analizua fakti se përse këto firma piramidale u krijuan kryesisht në Shqipërinë e jugut në ato zona që quheshin bastione të komunizmit, e përse nuk u evidentua fakti se më së shumti këto firma i krijuan ish ofocerë e nënoficerë të ministrisë së mbrojtjes e asaj të mbrendëshme të diktaturës ?
      A nuk ishin bandat e rrezikëshme mafioze që u krijuan në 97-tën ato që bënë krime monstruoze në Vlorë, e qytete të tjera të Jugut e që gjatë qeverisjes socialiste që erdhi në pushtet, bënin ligjin në këto qytete ? A nuk ishin të lidhura këto banda me politikanë socialistë ?
      Përse u shpartalluan këto banda e u arrestuan krerët e tyre pas vitit 2005 kur në pushtet rierdhi PD e Berisha ?.
      E së fundi :
      Ishte një marrëti kombëtare yrryshi i shqiptarëve që për tu pasuruar sa më shpejtë , u mashtruan nga piramidat duke futur atje paratë e tyre, por ata nuk i “vodhi” shteti, nuk i detyroi shteti që ta bënin këtë. E bënë me marrëzinë e tyre e me vullnetin e tyre.
      Dyfishi e më shumë i parasë së humbur nga piramidat, janë paratë që kanë humbur taksapaguesit shqiptarë të detyruar nga qeveria Rama, jo vetëm për këto vite, por edhe për dy dekada të ardhëshme nga konçesionet korrupzive apo PPP e famëshme.
      Spesialistë të ekonomisë kanë llogaritur se politika sa korruptive aq edhe mediokre e Ramës në ekonomi, deri tani i ka kushtuar xhepave të taksapaguesve shqiptarë, disa miliarda euro borxh.
      Vetëm dëmet nga tërmeti që është i lidhur kryesisht me abuzimet e qeverisë qëndrore e lokale të socialistëve me ndërtimet, nëse bëhet një vlerësim realist, mund të shkojnë disa miliarda euro.

  4. Eshte me i keq (Megjithse nuk e dua fare Saliun), Kadriu i PS eshte fatkeqesi kombetare por mos thene edhe nderkombetare. E gjet prej Zotit monstra.

  5. ndryshimi eshte i madh sepse ne 97 levizja ishte e studiur ku mbeturinat e komunizmit mbasi krijuan foncionet , piramidat famekeqe qe mashtruan njerzit , ne nje moment te caktuar u mbyllen dhe pakenaqsia u rrite ustallaret e komunizmit ne qendren e komunizmit krijuan revolta klasore, krahinore,pupulli turme i shkoi mbarapa maskarenjve gjinushi,ruci,brokaj etj , te lidhur me kriminela ordiner dhe e kekqja zhvillohet shpejte dhe pasojat ishin katastrofike , u legalizu lluna si mjet i marrjes se pushtetit , i zaptimit te prones ,i karrjeres politike , e sot mbase 20 vitesh kemi pothuaj te realizuar ate projekt makabare , vagabondat ne pushtet e, ordinerat ne parlament , vagabondat biznesmen , pronat e dhunuara dhe te zaptuara dhe te legalizuara zaptimin nga pushtetaret per vota .

  6. O Ljuba !
    Meqë majtist i vendosur e ke merrak të madh të sulmosh të pasurit, kapitalistë.
    E meqë nuk e heq nga mendja se Berisha paskej qenë e keqja e Shqipërisë e krahasimet e Ramës i bën me te.
    Po të kujtoj se Berisha si në 1997, ashtu edhe sot, banon në të njejtin apartament ku banonte sa ishte një mjek kardiolog.
    Rama, një vit pasi u bë kryeministër, ndërtoi sarajet e tij bunker në Surrel, pasi kishte deklaruar se kishte vetëm 3000 euro “kursime” në bankë e askush nuk e di se sa ka kushtuar ai ndërtim.
    Është akuzuar e bija e Berishës se paskej blerë një vilë në Lalëz.
    Jo më biznesmenë e politikanë të shumtë por edhe shumë kolegë tëndët gazetare kanë blerë vila apo apartamente të mëdha në bregdetin shqiptar, e nuk e paskan pasur mundësinë çifti Malltezi që mernin rroga nga OKB 7-8 mijë dollarë në muaj, që të blenin një vilë ?
    Ka shumë emigrantë shqiptarë që shfrytëzuan çmimet e lira të Shqipërisë e me rroga edhe prej 2 mijë eurosh blenë apo ndërtuan shtëpi .
    Ti vetë o Ljuba, kur ke bërë jetë më komode e të lrë ? Atëhere kur babai tënd isht antar i KQ të PPSH, apo sot ?
    Të respektoj për vuajtjet që hoqe në burgjet e diktaturës, por a mendon se po të vazhdonte të ishte në pushtet “e majta” shqiptare, edhe nja dy dekada, do të dilte i gjallë ndonjë i burgosur politik ?
    E ke pasur të drejtën legjitime ta kritikosh Berishën, si një i persekutuar i diktaturës komuniste, se përse ai nuk i tregua një diktator sëpaku për disa vite, që të ndëshkonte me rrënjë gjithë kriminelët enveristë, por ti në vënd që të bëje këtë, e sulmoje Berishën se pse ju binte në qafë persekutorëve tënd.

  7. Plehu tozi n’a ben paralelizma ndermjet Berishes e bastardit., kete e ben sepse eshte i shitur deri ne rreje tek obskuratizmi orientalomajtist i kryedoçit dhe se majtes te kudondodheshme ne pergjithesi. Doçerit e pare te majtes ja futen popullit (si gjithmone, jo Berishes dhe )vrasjet e kaosin e shkatuan hordhite krimnele te se majtes. Por o hâle tozi, Berishes nuk i kane dale pergjimet per vjedhje votash prandaj perveçse lepirje bythe qe ti i ben doçt, mutit qe ti e mbron gjoja gjoja fshehtas, por je ezauruar edhe kete rrjedhur dhe kujton se njerezit i hane ndyresite qe ti vjell ne favor te qenit te rrugeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu