• |
ide | kryesore

Dështimi i Albinit përballë botës së vjetër

1, Ide

Lajmi i keq që dha përmes një videomesazhi Albin Kurti, se në ditën e formimit të kuvendit të ri, Vetëvendosje dhe LDK do të shkojnë pa një marrëveshje, flet më shumë sesa për një dështim momental. Kuptimi i tij i vërtetë nuk është pamundësia për të krijuar një qeveri të përbashkët, por nënteksti se edhe nëse arrin të formohet, ajo do të mbahet peng nga forcat e errëta të politikës së vjetër.

/

Dhe kjo u pa qartë nga mënyra se si u zhvilluan bisedimet dhe se si u sollën palët përgjatë gjithë procesit, që para zgjedhjeve të 6 tetorit e deri në  dy muajt që vijuan pas tyre.

Nëse partia e Albin Kurtit u soll hapur dhe ndershëm, që me propozimet për koalicionin parazgjedhor, nëse ajo veproi me dinjitet duke mos flirtuar (për të ulur rolin dhe peshën e LDK-së) për koalicione me partitë që ishin dënuar nga vota popullore, partneri i tij Isa Mustafa nuk iu përgjigj me të njëjtën monedhë.

Loja e LDK-së qe gjatë gjithë kohës meskine, përllogaritëse, interesaxhie.

LDK nuk pranoi, që para 6 tetorit, as koalicionin parazgjedhor dhe as ftesën bujare që një liste të përbashkët t’i printe kandidatura e saj, Vjosa Osmani. Ajo u soll në mënyrën më absurde të mundshme edhe pas garës elektorale. Kur të gjithë e dinin rezultatin e tyre, Isa Mustafa adoptonte slloganin: “nuk fillojmë bisedime pa pasur çertifikim zyrtar”. Por bisedimet jo vetëm u vonuan, por me zgjatjen e tyre u shmang dita ditës edhe ylli në ngritje i kësaj partie, ajo që i kishte siguruar maksimumin e votave, Vjosa Osmani. Në plan të parë dolën figura të ditëve të errëta, të qeverisjeve të përbashkëta me “klanin pronto”, duke mashtruar kështu zgjedhësit sipas motos, “me të tjera fytyra ju gënjejmë për të marrë votat dhe me të tjera iu grabisim vendimmarrjen”.

Lexo me tej:

Dështimi i negociatave të qeverisë së Kosovës/ Çfarë ndodh tani

E gjithë kjo mendësi shpërtheu edhe më e fortë në allishverishet për të folur më shumë sesa për programin, për poltronat dhe postet që do të kishte LDK në qeverinë e ardhshme. Insistimi për të mos pranuar një president konsensual, një figurë që e kapërcente pragun partiak, por për ta parë kreun e shtetit thjesht si një post pazari më shumë për LDK-në, e tregon më së miri këtë tendencë.

Pra, pas gjithë këtij kalvari, në sy të publikut u pa qartë kontradikta themelore e mosmarrëveshjes mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës: i pari kërkonte një formulë për të zbatuar vullnetin transformues të qytetarëve në zgjedhjet e fillim tetorit, i dyti mendonte vetëm për bahçen e shtëpisë së tij.

Dhe e keqja e kësaj kontradikte nuk qëndron në faktin se ajo u bë pengesë për krijimin e një qeverie deri në afatin e caktuar. Kjo gjë zgjidhet kollaj, me një provë të re elektorale dhe me zgjedhje të reja.

Por dëmi më i madh që del në pah nga kjo sagë tre mujore, para dhe pas zgjedhore, është se ai na parathotë edhe se çfarë do të ndodhë nëse kabineti i ri VV- LDK krijohet. Ajo do të jetë një qeverisje ndryshe nga sa paraqitet plot emfazë dhe voluntarizëm në fjalimet lirike të Albin Kurtit. Sepse gjysma e saj do të jetë një riciklim i politikës së vjetër. Një transferim i interesave meskine me lojë postesh e emrash që kanë përfaqësuar qeveritë e kaluara. Një mendësi prej klani të ngushtë, që në të gjitha betejat e së nesërmes do të ishte i gatshëm të bashkëpunonte me oligarkët, me kapësit e shtetit dhe me mëkatarët e të djeshmes, vetëm për të ruajtur interesat e tij.

Në këtë kuptim, sido që të jetë versioni përfundimtar i bisedimeve, ne tashmë e kemi marrë mesazhin e parë: LDK e ka korruptar vullnetin për ndryshim që treguan zgjedhësit në 6 tetor. Ajo i gënjeu ata me Vjosa Osmanin, duke fshehur poshtë fustanit të saj mustaqet e Agim Veliut. E për këtë arsye, ajo na tregoi edhe se me çfarë fytyre do të përfaqësohet në qeverinë e nesërme. Pra edhe nëse në rastin më të mirë, ne do të arrijmë të kemi një kabinet Kurti, gjysma e tij do të jetë përfaqësuese e botës së vjetër. Pikërisht kjo qe dhurata më e hidhur e këtyre krishtlindjeve.

©Lapsi.al

15 Comments

  1. Personazhi kryesor i nje qeverie eshte kryeministri. Nese ai ka fryme dhe vizion shnderrohet ne piken e referimit e dhe per ministrat e partise tjeter. Ministrat e LDK-se, per me teper, e kane treguar edhe ne qeverite e meparshme qe nuk kane besnikeri te verber ndaj partise, por shkojne drejt me te fortit dhe te suksesshmit. Njerezit e tu jane te rendesishem, por me i rendesishem eshte fuqia imponuese e vizionit tend, sepse ne fund te fundit cdo parti sado interesaxhije te jete e ka te domosdoshem nje apel politik dhe moral dhe nuk mund te luftoje pa kushte ate qe perceptohet si e mire ne syte e publikut. Problemi eshte qe vizioni i Kurtit duket si recete e sigurte deshtimi, keshtu qe dhe ai do te kapet si kompesim pas nje pushteti qe ne realitet njerezit nuk ia dhane.
    Ne jemi mesuar me LSI-ne qe merr 30 per qind te pushtetit edhe kur ka vetem 4 deputete, jo me ne kete situate pothuajse barazie mandatesh. Pasi i dhane postin e KM, kerkesa per ndarje te barabarte postesh ministrore me duket krejt e justifkuar. Me vetem nje mandat diference eshte turp te kerkosh me shume. Mos harro qe nese Albini do bente pazare me te tjere edhe LDK mundej, madje LDK i ka shume me te mira shanset me parti te tjera. Dhe Normal qe do priste perfundimin e numerimit se per nje mandat behej fjale. Qendrimi i LDK per mua eshte korrekt.

  2. Më së pari për të përcaktuar “politikën e vjetër” duke ja kundërvënë “politikës së re”, Bushati bën lajthitje në historinë e shqiptarëve.
    Poltikë “të vjetër” së cilës shqiptarët në të dy anët e kufirit ja dhanë partallat, ishte politika marksiste apo sistemi socialist.
    LDK e krijuar nga presidenti Rugova, ishte forca e re politike në Kosovë që ju kundërvua partisë komuniste jugosllave e komunistëve shqiptarë të Kosovës, ashtu siç ishte në Shqipëri Partia demokratike me lider Berishën që ju kundërvua partisë së vjetër komuniste, Partisë së Punës.
    Asnjë parti apo lvizje e majtë që mbështetet në luftën e klasave të varfëra kundër të pasurve që historikisht kanë degjeneruar në diktaturat e “proletariatit”, nuk mund të quhet një lëvizje e re progresive, por veç regres, kthim prapa në histori.
    Le të mos gufosemi me “patriotizmin socialist”, se edhe Enver Hoxha në emër të patriotizmit socialist, e izoloi Shqipërinë nga gjithë bota e për 46 vjet qeverisi me duar të hekurta si një diktator mizor.
    Me “patriotizëm socialist” serb e motivoi edhe Millosheviçi luftën e tij në ish Jugosllavi.
    Z.Kurti hyri në lëvizjen e tij të vetëvenndosjes, si një lëvizje kryesisht majtiste, me tendencë të theksuar patriotike, e në kushtet e situatën e Kosovës, ku prioritet është patriotizmi e qëllimi final i bashkimit të kombit shqiptar në një shtet të fuqishëm në përballje me shtetin agresor të Serbisë së Madhe, nga një lëvizje reavolucionare kundër edhe perëndimit, u votua më shumë edhe për shkak të korrupsionit të partive të tjera të majta e të djathta të korruptuara.
    Është ca si herët për të vlerësuar se cili do të jetë qëndrimi i z.Kurti si kryeministër , por duke patur parasysh që vetëm duke pasur një deputet më shumë nga LDK, nuk më duket se është shenjë e mirë që ai kërkon të ketë në dorën e tij edhe dy institucionet e tjera të shtetit si legjislativi (Kuvendi) e presidenca e këmbënguljen për të pasur edhe ministrinë e mbrendshëme, që dihet që është arma më e fuqishme për të pasur pushtet më të madh.
    Le ta zemë që personalisht z. Kurti do të jetë politikani më i pastër e më i pa korruptuar në Kosovë.
    Por a ka garanci që ministrat e përzgjedhur prej tij do të jenë të gjithë të pakorruptueshëm ?
    Fakt është se nga Vetëvendosja, ka pasur disa figura qendrore që kanë ndruar partitë.

    1. Ti nuk e kupton që politika e vjetër mund të jetë edhe ajo e para 15-20 viteve krahasuar me të sotmen. Nëse të duhet të kthehesh aq mbrapa në histori sa të përdorsh partitë komuniste të pas luftës së 2të botërore për të bërë krahasim me LDK atëherë ka shumë mundësi që kjo vetë të jetë vetë pjesë e politikës së vjetër. Pastaj shembujt e rinj të patriotizmit të majtë janë Coburn në UK dhe Sanders në USA. Patriotizëm i majtë që ka si armik kapitalizmin e shrenuar, marrëveshjet e tregëtisë së lirë që transferojnë vendet e punës në Azi e Amerikën latine… etj. Unë vetë.deri tani nuk di ndonjë shembull neokomunkzmi po neoliberalizmi gjej me dhjetra dhe ai është rreziku kryesor për vende si Kosova dhe Shqipëria.

  3. Nuk do të desha të keqkuptohem me komentin e mësipërm, se i bashkohem qëndrimit të Ramës që e quan z. Kurti si “neo-marksist”.
    Kryeministri Rama, nuk ka asnjë formim ideollogjik të mirfilltë.
    Ai ka formimin e një anarshisti që mer vota nga e majta socialiste me propgandë komuniste, duke përfituar nga lidershipi, e vepron si një kapitalist mafioz që nuk ka të bëjë fare me sistemin demokratik pluralsit të tregut të lirë kapitalist e shtetit ligjor..

  4. Pra vota e popullit, nuk ka asnje vlere, kur shkon ne drejtim te gabuar, kunder fituesve te paracaktuar. Kjo fustania me mustaqe, me mire kjo minifundi, eshte nje investim demokratik, Made in USA. Vite me pare, eshte marre atje dhe eshte diplomuar, ne nje Kristal te amerikes, si puna e Lalpleut, pyeteni ku e ka mbaruar te mesmen dhe a ka ndonje deftese pjekurie. Pas kthimit nga USA, kjo kokeboshe, me minifund, eshte katapultuar si keshilltare e ish presidentit, me zero eksperience profesionale dhe jetesore, valle per cfare e ka keshilluar 20 vjecarja, ish presidentin 60 vjecar? Gjate fushates “zeri i amerikes”, me propaganden pro, te faktit te kryer, ka sherbyer si zyre shtypi per kete personazh, duke e lancuar si kryeministre, perse valle? A. KURTI, eshte e dyta here qe fiton ne zgjedhje por e ka te pamundur qe te vije ne pushtet, perse valle? Nuk eshte se shqiptaret nuk arrijne qe te bejne dallim dhe te njohin miqte e vertete nga pseudomiqte por si ne cdo sfere tjeter edhe ceshtja e miqve dhe armiqeve na imponohet dhuneshem, nga armiqte me te medhej te ketij kombi, qe cuditrisht na udheheqin. Ky popull, populli me i mire ne bote, ka pare shume nga keta, ne millienumet e ekzistences se tij, eshte kerrusur por nuk eshte perkulur, eshte rezuar por nuk eshte hequr zvarre, e kane share por nuk eshte turperuar, e kane genjuer por nuk e kane mashtruar, e kane vjedhur por se kane varferuar, e kane vrare por nuk eshte shuar, keshtu edhe kjo puna e miqve tane te imponur, si moti dhe sot.

    1. Universiteti i Pitsburgut eshte kristali i Amerikes? I bie qe Harvardi eshte si UET apo UFO. O vllai mos shkruaj direkt pasi i ke marre ere sqetullave se nuk je i kthjellet.

  5. Ore lereni Ujkun se cakalli beri kerdine.Pse Rama e ka fajin e Kurtit qe jep leksione koti kur LDK si parti gangosh nuk formon shtetin?
    Jemi shtet Jo formues,patriotizmi Kosovar NUK vlen per shtetin,ngelet nje propogande qe me shume I duhet Shkullakut dhe Buzhales se shtetit.Asnjhere NUK kam besuar Tek dokrrat e shtetareve dhe gazetareve pordhac.

  6. BUSHAT TI GJITHMON FLET PER MENDIMIN TENDE SEPSE UNE E MENDOJ KESHT MUSTAFA E BERI FUSHATEN ME OSMANIN POR VETE ISHTE LIDERI I PARTIS,ABINI ESHTE NJE NEOKOMUNIST QE DONE TE SJELL REXHEP QOSEN NE PRESIDENC QE PER MENDIMIN TIM ESHTE I REXHURI I UDB ALBININ NUK E KEMI PARE DHENDERR VETEM TE FEJUAR POR KUR TE BEHET DHENDERR KUSHEDI A DO I PUNOI PRANDAJ NE MENYRE KATEGORIKE NUK HEDHET PASHT MUSTAFA, ESHTE PARTIA QE ESHTE KRIJUAR NGA GRANTI I BALLKANIT KUR NE SHQIPTARET HANIM BARE NEN SUNDIMIN E SHQIPTARIT ENVER HOXHA AI RUGOVA ME MUSTAFEN I THANE STOP MILLOSHEVICIT KETA TE TJERT HANIN PERSHESH ME MILLOSHEVICIN NE ATE KOHE.

  7. Mjafton te lexosh pragrafet qe ne fillim te anal-izes dhe vazhdimi merret me mend.

    ”” Lajmi i keq që dha përmes një videomesazhi Albin Kurti, se në ditën e formimit të kuvendit të ri, Vetëvendosje dhe LDK do të shkojnë pa një marrëveshje, flet më shumë sesa për një dështim ”’

    ””’ Kuptimi i tij i vërtetë nuk është pamundësia për të krijuar një qeveri të përbashkët, por nënteksti se edhe nëse arrin të formohet, ajo do të mbahet peng nga forcat e errëta të politikës së vjetër.”’

    Ooo sa i zgjuar qe eshte ky bushati . Sa mire i lexon ky keto ‘ NENTEKSTET’ ..
    Pse nuk e pyesin Bushatin keta politikante tane se ky i di te gjitha dhe i kupton te gjitha.

    Vecse budallalliqe lexova ne kete artikurll.

  8. Mos bej pazar o Albin me ata hajdute.Shko ne zgjedhje prap e fito.Garda vjeter dhe pak i kthen kembet shpejt e ti je e ardhmja.

  9. Andi Bushati-je zeri analitik me i rendesishem ne trojat shqiptare. Bie dakord plotesisht me analizen. Mesazhi qe duhet te behet jehone tek Albini, eshte “jo kompromis”. Me mire zgjedhje se sa kompromis me te deshtuaren dhe hajnat e kombit.

  10. Mos analizonin Albinin por votuesit shqiptar te Kosoves qe votat e tyre i dhane ne barazpeshe te te tre partite kryesore Kosovare. Ata nuk duan revolucion demokratik ata duan stabilitetin e sotem qe te vazhdoje. Ne Shqiperi votuesit ne 2013 bene nje revolucion ne votime i dhane”nje miljon shuplaka” PD te Sali Berishes. E sot kemi nje kryeminister si Edi Rama. Pd i meritonte dhe vazhdon ti meritoje njemiljon shuplakat por Rilindja e Edit meriton njemiljon shqelma bythes. Keshtu qe pyetja eshte ky popull fiton me revolucion apo me evolucion?

  11. Abini qe kur fitoi e dinte se ingranazhet e makinerise se politikes se vjeter do te viheshin ne pune knder tij . Une mendoj qe me mire te shkoje ne rizgjedhje sesa te beje aleanca me pisanjoset e politikes se vjeter . O fito i vetem ose behu shprese dhe pike refrimi per popullin ShqiptaroKosovar dhe qendro ne opozit . Me mire ne opozite duke shpresuar se nje dite e mire edhe mund te vije sesa ne pushtet dhe i marre fund e i perlyer ne llum si keta te tjeret . Duhet te kuptosh nje gje z.Kurti : Ju nuk jeni shprese vetem e Kosovareve , ju jeni shprese e gjithe Shqiptarise .

  12. Komunist njëherë, komunist gjithë jetën. Vetëvendosja duhet të fitonte shumicën e vetme që pastaj të krijonte edhe qeverinë e vetme. Derisa nuk i ka fituar zgjedhjet e vetme, do i duhet të bëjë marrëveshje – sikur dhe po bën. Por për lapsin, zgjedhjet që kanë bërë Kosovarët, me votën e tyre të lirë, dhe që detyron këta dy forca politike atje të bashkëpunojnë, nuk quhen. Janë forca të errëta. Kosovarët nuk dijne çfarë duan. Duhet t’jua tregojë Andi i Tiranës, se ky e di më mirë. Ik ore tyre rrushi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu