• |
ide | kryesore

Basha mbledh kryetarët e PD-së: Kriza zgjidhet me zgjedhje

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i PD, Lulzim Basha mblodhi Kolegjin e kryetarëve për diskutimin e situatës post tërmetit dhe kriza politike.

Gjatë mbledhjes Basha tha se duhet të jenë çdo ditë afër qytetarëve dhe se në vendet e prekura nga tërmeti të ngrihen grupe pune që të identifikojnë çdo familje të prekur.


“Të identifikohen ato familje që nuk u është ofruar asnjë ndihmë e gjenden pa strehë në prag të dimrit. Rast pas rasti PD duhet të bëhet zëri i tyre që të dëgjohen dhe t’u vihet në ndihmë. Është kriminale që banorët pas një muaji nga tërmeti nuk kanë marë asnjë ndihmë”, tha Basha.

Kreu i opozites gjithshtu foli për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet e parakohshme. Ai tha se e vetmja mënyrë për të nxjerrë vendin nga kriza janë zgjedhjet.

“Grupet e ekspertëve janë në fund të hartimit të projekt ligjeve për ndryshimet e reformës zgjedhore. Zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për t’a nxjerrë vendin nga kriza dhe kusht për avancimin e projektit evropian”, tha kreu i PD-se.

Ndërsa shtoi se PD është kthyer në shpresë për çdo qytetar pavarësisht bindjeve të tyre politike.

5 Comments

  1. Ky duhet vizituar tek mjeku a eshte ne te apo jo. Si, PD qenka kthyer ne shprese per cdo qytetar pa

    varesisht bindjeve politike ? Sipas ketij i bie qe socialistet mezi po presin qe PD te vije ne pushtet,

    mezi po presin qe tepsine dhe timonin ta dorezojne te Luli dhe vete ti bien fyellit.

    Cfare shakaje e pa kripe.

  2. E kuptove qe zgjedhjet e rradhes jane forma demokratike per te mare pushtet po te votuan,dhe fundit ti do kuptosh sa shume e ke futur ne uje pd,por ka nje te mire kjo se ben qe pd te rikrijohet me mendesi perendimore dhe te largohet nga vija neokomuniste e salihut komunistit.

  3. O idiotë parazitë të mësipërm, po a për kaq komente ordinere sa një nxënës i klasës 6 paguheni o kllounë?

    Po vërtet mendoni se me këto hajvanlliqe ju beson kush?

    Jeni thjesht zhurmues për të krijuar bindjen te sivëllezërit tuaj idiotë që ja jeni shumë .

    Mutra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu