• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh? Vetvendosje merr kreun e parlamentit, LDK tallet me Vjosa Osmanin

-Instant, Kryesore



Parlamenti i ri i Kosovës ka zgjedhur sot në seancën e tij të parë, krahun e djthtë të Albin Kurtit, Glauk Konjufcën si kryetarin e ri të Kuvendit. Por, ajo që bën më shumë përshtypje është fakti se kjo u arrit pas një veprimi surprizë në çastet e fundit.

Të mërkurën Vetvendosja dhe LDK-ja njoftuan se ato nuk kanë rënë dakord për krijimin e një koalicioni të përbashkët. Partia e Isa mustafës shkoi edhe më tej me një propozim absurd për të hequr fajin nga vetja duke thënë se do e votonte nga opozita një qeveri të Albin Kurtit në pakicë.
Në këtë kuadër u mblodh seanca e sotme e parlamentit ku në mënyrë surprizë Albin Kurti propozoi Konjufcën për postin nr 2 të shtetit. Edhe më shumë surprizë, megjithëse pa marëveshje, LDK ia dha votat atij.

Dështimi i negociatave të qeverisë së Kosovës/ Çfarë ndodh tani

Po si duhet kuptuar kjo lojë?

Në mungesë të një marrëveshjeje për koalicion, Albin Kurti tregoi se është i vendosur të ece përpara për të mos krijuar krizë institucionale kur partia fituese nuk zgjedh dot kreun e kuvendit. Vetvendosja e mori këtë post ndoshta me synimin se tani e “fal” me kollaj presidentin që i duhet për Isa Mustafës dhe duke ruajtur shpresat për një qeveri me numër të barabartë ministrash, nga pesë sejcila nga partitë e mëdha.

Ama nga ana tjetër LDK humbi një post që i qe premtuar asaj. Ajo do ta ketë gjithnjë e më vështirë të pranojë një marëveshje të re qeverisëse. Por megjithëse bëri një lëvizje për tu shfajësuar në publik (pra votimin e Konjufcës siç pati premtauar se do e mbështesë VV edhe nga opozita) LDK e transferoi krizën brenda vetes.

Dihej se posti i parlamentares i qe premtuar Vjosa Osmanit. Duke e humbur atë, LDK gati s’a ka humbur edhe Vjosën. Pasi e përdorën si fytyrë të re në fushatën e 6 tetorit, fillimisht atë e spostuan nga negociatat, e pastaj e margjinalizuan në parti ku frenat i morrën dy njerëzit më pranë PDK-së së Hashim Thaçit, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu.

Vjosa Osmani që e pati kthyer LDK-në në rekordet e saj elektorale u tall keq, nga burokratat e partisë, u përdor si ikonë fushate, por u hodh posht si kukull e pavlerë. Nuk është çudi që ajo të distancohet nga kjo lloj politike qoftë edhe me vendime ekstreme siç pranojnë purime pranë saj.

Andi Bushati: Dështimi i Albinit përballë botës së vjetër

Po tani çpritet të ndodhë?

Versioni i parë, por me fare pak gjasa për realizim, është që marrja e kryeparlamentarit ta relaksojë vetëvendosjen dhe ajo ti plotësojë LDK-së të gjitha kërkesat e tjera (përfshi dhe presidentin). Nëse Isa Mustafa e pranon këtë “deal” koalicioni edhe mund të shpresojë të bëhet…

Versioni i dytë qështë që Albin Kurti të shkojë përpara, të sillet sikur e merr të sinqertë ofertën e LDK-së për ti dhënë votat nga opozita dhe të krijojë një qeveri të pakicës duke shpresuan që në pak muaj të bëjë aq lëvizje të forta sa të fitojë edhe më tepër mbështetje tek zgjedhësit. Por një opsion i tillë është pak i mundshëm sepse kjo do të qe një qeveri me kosën mbi zverk, të cilën do ta rrëzonin që në mundësinë e parë që i jepej…

Versioni i tretë është ai që Kurti të tërhiqet, të thotë se dështoi në krijimin e një kabineti me koalicion dhe nëse LDK nuk pranon të bëjë koalicion me partitë e tjera të sistemit të shtetit të kapur vendi të shkojë edhe njëherë drejt zgjedhjeve….

©Lapsi.al



6 Comments

  1. Qytetaret e Kosoves kane votuar pothuajse ne pjese te barabarta te tre partite kryesore ne vend, LVV,LDK,PDK eshte normale qe atje te jete kjo situate barspeshe dhe mos akordim midis paleve. Albin Kurti edhe sikur te formoje qeverine e ka te pamundur ne parlament te mari ndonje nisem qe si pelqejne paleve te tjera. Pra ne thelb ne Kosove nuk kemi asgje te re nga fronti i luftes anti korupsion. Qytetaret e Kosoves nuk e duan kete lufte Kompromis i VV me te tjeret do ta njelloste moralin e VV si parti antidedashment. Nuk besoj qe zgjedhjet e reja do ndryshojne ndonje gje. Fjala e urte shqiptare “Ku ishe gjekundi cfare bere hic gje” e shpjegon mjaft mire situaten ne Kosove

  2. E shoh ndryshe. Vjosa iku. Marreveshja eshte me e lehte tani. PresidentinLDK.

    Kryetarin e ndajne pergjysem pas ca kohe zgjidhet nje i ldk

  3. Nuk arri te kuptoj pritshmerite per politikanen Vjollca Osmani, pasi faktet nuk e justifikojne:
    1. eshte deputete ne 3 legjislatura – kur shume politikane te njohur ne bote pas dy legjislaturash largohen nga politika aktive – dhe s’ja kemi degjuar zerin ti jete kunderven politikes se deritanishme as ne partine e saj
    2. Pranoi kandidaturen per kryeministre para zgjedhesve dhe pas zgjedhjeve u rreshtua pas ose anash Mustafes, duke e vene ne dyshim te forte posicionin e saj si kandidate per kryeministre
    3. ne intervisten me Fevziun – e vetmja qe kam pare – pergjigjet e saj nuk e kalonin pragun e nje gjimnaziste te nivelit mesatar.
    4. Ne keto kushte ajo duhej te ngrinte zerin dhe te shmangte bllokimin e LDK, ndryshe ajo eshte dhe mbetet nje shi vere.

  4. Nuk arri te kuptoj pritshmerite per politikanen Vjollca Osmani, pasi faktet nuk e justifikojne:
    1. eshte deputete ne 3 legjislatura – kur shume politikane te njohur ne bote pas dy legjislaturash largohen nga politika aktive – dhe s’ja kemi degjuar zerin ti jete kunderven politikes se deritanishme as ne partine e saj
    2. Pranoi kandidaturen per kryeministre para zgjedhesve dhe pas zgjedhjeve u rreshtua pas ose anash Mustafes, duke e vene ne dyshim te forte posicionin e saj si kandidate per kryeministre
    3. ne intervisten me Fevziun – e vetmja qe kam pare – pergjigjet e saj nuk e kalonin pragun e nje gjimnaziste te nivelit mesatar.
    4. Ne keto kushte ajo duhej te ngrinte zerin dhe te shmangte bllokimin e LDK, ndryshe ajo eshte dhe mbetet nje shi vere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *