• |
ide | kryesore

“Dritëhijet” e takimit me Sorosin, Meta: Pse e prita ditën e samitit të “minishengenit”

Lajme, Të fundit

Takimi në presidencë me Alexandër Soros, djalin e George Soros në të njëjtën ditë që në Tiranë zhvillohej takimi i tretë i minishengenit ballkanik, Ilir Meta thotë se ka qenë thjesht rastësi. Në studion e “360 Gradë” në RTV Ora, Meta tha se takimi nuk ka pasur asnjë lidhje me minishengenin. Sipas tij, takimi ka qenë zyrtar, i kërkuar nga Soros, dhe fokusi kryesor ka qenë kapja e sistemit të drejtësisë dhe Gjykata Kushtetuese.

“E dramatizuat mjaft këtë takim. Po e relaksoj pak. Që Ilir Meta të dorëzohet kjo është pak si me hile, por që Ilir Meta të ketë frikë të takojë dikë dhe t’ia thotë publikisht atë që mendon pasi ja ka thënë publikisht e ka për detyrë apo jo?


Aq më tepër kur dikush e kërkon një takim me insistim dhe aq më tepër kur unë kam thënë edhe kur kam bërë akuzat në lidhje me kapjen e sistemit në korrik që është i mirëpritur në Shqipëri për çdo gjë, por jo për këto gjëra.

Nëse ti ndikon për kapjen e shtetit, të i kundërtën e asaj që predikon, këtu ka përplasje. I kam shprehur mendimet e mia për kapjen e drejtësisë, i kam sqaruar edhe situatën më të fundit për Gjykatën Kushtetuese, për çështjet e tjera që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes dhe mediat dhe së treti për shoqërinë civile.

U diskutua dhe për situatën e tërmetit, e ngriti zotëria. Nuk ka pasur asnjë diskutim për minishengenin. Ka qenë takim i kërkuar, edhe në gusht por s’kam qenë këtu. Ka qenë takim zyrtar” – tha Meta.

3 Comments

  1. Burre-bithe,te njohim mire or legen materniteti.Je ti kryesori,qe asht kjo gjendje ne Shqipriqi’.

  2. Vazhdon plani i bashkimit evropian. I kruajmenkurrizin sorosit dhe sorosi na e krruan neve. Per aq kohe sa shqiptaret po i qim ne bythe dhe po promovojme vetem parazit qe te bejme intelektualet te duket sikur nuk duan te jetojne ( jo intelektualet partiak ), atehere do e kemi ne terezi. Rames i themi nje faleminderit per nderin qe na bere. Rroft status quo. Ka ngelur vetem qe meta basha dhe sala tju thone profesionistave hapni faqe instagrami se kemi degjuar qe behet lek edhe atje. Ndjekin modelin e rames edhe kta
    prandaj po ben merkel dhe evropa si te derguarit e krishtit, prokovojne paqe fallco ne kurriz te gjendjes psikologjike qe vjen individualisht nga cdo individ. Ptyyy moj rrac e keqe komuniste. Vet e shkaktoni kaosin dhe percarjen qelbesira komuniste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu