• |
ide | kryesore

Dy prokurorët e transferuar në SPAK, njëri hetoi dosjen e Saimir Tahirit tjetri të Vangjush Dakos

Arkiva, Lajme, Të fundit



Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë sot një vendim të papritur me kërkesë të kreut të SPAK, Arben Kraja. Ky i fundit kërkoi transferimin e përkohshëm në SPAK të dy prokurorëve, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.

Vendimi është marrë me 9 vota pro dhe një kundër. Vota kunder ishte e anetarit te KLP Nurihan Seiti.

Dritan Prençi njihet si prokurori që ka hetuar dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa prokurori Mara ka hetuar dosjen e përgjimit të votave nga zyrtarët e lartë socialistë në Durrës, me në krye kryebashkiakun e asaj kohe, Vangjush Dako.

©LAPSI.al



2 Comments

  1. Deforma keshtu quhet tani dhe i pershtatet fjales popullore “u mbars mali polli mi ” . Kjo eshte pasoja e braktisjes se parlamentit nga opozita

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *