• |
ide | kryesore

Justifikimi hipokrit i Ramës ndaj atyre që e akuzojnë si tradhëtar

-Instant, Arkiva, Kryesore



Pasi ka vënë për ditë me radhë një grusht propagandistësh të tij, të cilët kanë akuzuar si të paguar nga opozita e këtueshme kosovarët që e kanë kritikuar qëndrimin e Ramës për mini Shengenin, kryeministri ka vendosur më në fund të përgjigjet vetë. Ai ka dashur të replikojë me ata që e kanë quajtur “Esad Pashë”, “tradhëtar”, “të shitur”, “bërllog”, “qen i keq” ose “djall”, duke u bërë një pyetje të thjeshtë: Çfarë do i leverdiste më shumë Vuçiçit, që Kosova të merrte apo të mos merrte pjesë në tryezë.

Lexo më tej:

Mini Shengeni/ Vazhdon fortuna anti Rama në Kosovë

“Si mendoni Ju, “vëllaut tim” serb i pëlqen më shumë që Kosova të vijë në tryezë a të mos vijë?
Ju’a them unë që mos lodheni ta mendoni: Të mos vijë fare”, ka shkruar ai në një koment të gjatë në Facebbok!

Andi Bushati: Rama nuk është tradhëtari që duhet akuzuar, por sharlatani që duhet mëshiruar

Por pika ku Rama manipulon rëndshëm, nuk është në debatin racional: a duhet të ulej Kosova apo jo në tryezë, një diskutim për të cilin të gjithë mund të kenë mendime të ndryshme. Sepse reagimet në Kosovë, kritikat sharjet dhe akuzat nuk nisën thjesht se kryeministri i Shqipërisë mbajti qëndrimin se Kosova do të qe më mirë të bëhej pjesë. Ato nisën sepse ai u turr me një fjalor prej halabaku kundër Prishtinës dhe liderëve të saj dhe se e bëri këtë në sy të Vuçiçit. Fjala vjen edhe Bosnja nuk e pa të arsyeshme të merrte pjesë në atë mbledhje, por Rama nuk i lejoi vetes të thoshte asnjë fjalë fyese kundër Sarajevës dhe liderëve të saj. Ndërsa për Kosovën, sikur mos mjaftonte që tha se po shkonte në rrugë qorre, se e bënte për interesa populiste të politikës së ditës, u mor edhe veç e veç me fyerje për Ramushin, Hashimin e Albinin (shkrimi poshtë).

Faktet/ Rama mori urdhër nga Vuçiçi: Sulmo liderët e Kosovës

Pra e vërteta është se reagimi anti Ramë dhe akuzat e rënda ndaj tij, erdhën vetëm pasi ai u soll si një padron që mund të udhëzonte, tallej, dhe përçmonte udhëheqësit kosovarë, nën vështrimin e armikut të tyre më të madh. Presidentit serb. Prandaj dhe justifikimi i mëposhtëm, gjoja racional i kryeministrit shqipëtar, sot nuk ka asnjë vlerë.

©Lapsi.al



9 Comments

  1. Une them qe do i interesonte te ishte ne tryeze sepse minishengeni favorizon Serbine ne raport me Kosoven. Eshte thjesht nje menyre tjeter per ta kolonizuar. Por, gjithashtu i interesonte qe ta perdorte Shqiperine kunder Kosoves, dhe fale teje ia arriti. Per Serbine ishte win-win. E vetmja situate qe do i shkaktonte humbje do ishte refuzimi i tryezes me justifikimin amerikano-europian qe nuk eshte gjithperfshirese. Askush ne perendim nuk ka ndonje interes te pajtoje Serbine me Shqiperine apo Maqedonine. Interesi eshte te pajtojne Serbine me Kosoven dhe Bosnjen. Prandaj ky samit eshte nje vrime ne uje sa i perket stabilitetin ne ballkan dhe vlejti vetem per te hapur plage mes shqiptareve.

  2. Ore Neri: po ramistanit cfare i intereson mire byrazer?!!!! Nuk ka faj vucic, ai po ben detyren e ti, po ky zgjebja jone cfare ja me ne shqiptaret e shqiperise e koskves???? Kaq i pavlere dhe antishqiptare qenka ky pleher??

    1. Ai i ka pat njerzit e duhur gjithe kohes ne shqiperi. Por zgjodhi modelin italian . Ate perçares. E di pse ? Thjesht sasi e stermadhe parash. E majta nuk e njeh meritokracine, dhe e shet si vlere te sistemit kapitalist. Pyete ramen pse nuk i hape rruge profesionistave qe ne fillim. Shiko cfare pergjigje do te marresh. E majta ka kohe qe perhap mosmirnjohje ne sistemin kapitalist.

  3. Me shterngesat qe po i beheshin Serbise si me taksen 100 % etj po afrohej momenti per njohjen e Kosoves.
    Ky largpamesi yne po ngutej si teper pe minishengenin.
    Kjo se duhej t’i njihej si arritje brenda mandatit te tij. Kesij politikane kemi ne qe mendojne per lavdine e tyre e jo per atdheun.
    Partia mbi te gjitha citoi dikur Toilet Palla.

  4. Italia vari karin edhe Serbia edhe greqia edhe maqedonia vari Karin, si mund te jesh ne rregull me keta lloj fqinjesh?

  5. Dikur pat shkruar Noli i madh për sojsëzë e katilë:
    “Jam Ali Qopeku i parë,
    Qen si unē s’keni parë,
    Pra, kur leh unë , ju duartrokisni,
    Zbrazni topa e brohorisni.”
    Ka ndodhur dhe po ndodh përsëri e njëjta histori.
    Kush s’e kupton e kush s’e di,
    le ta quajë veten bagti.

  6. A e dini se ku dallohet nje i marre nga nje i mençur ? Nje i marre nuk di te ndalet para asnje idiotesie sado hiperbolike qofte madhesia e idiotesise kurse nje i mençur di te ndal edhe para nje te marri . Pse i jepni vlera nje psikiku qe kembul deri ne pafundesi per te arritur medoemos tek budallaliku qe ai ka ne mendje ? Injorojeni kete vemje , injorojeni dhe refuzojeni kere te marre .

    1. Kur spo pjerdh merkel lindorja qe na e ka bere jeten tirani per motive banale dhe tani fletnper rregulla, kujton se do pjerdh ky kok mushka komunizmit ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *