• |
ide | kryesore

Luis Enrique nuk fshihet për Euro 2020: “Spanja favorite me pesë skuadra të tjera”

Sport



Luis Enrique dëshiron që 2019 të largohet sa më shpejt, edhe pse nuk do ta harrojë kurrë, e shpreson që 2020 ti sjellë ndonjë buzëqeshje më shumë. Ndoshta duke filluar nga Europiani 2020, që Spanja e tij do ta luajë me etiketën e “një ndër skuadrat favorite”.

Tekniku ‘i ri’ i Roja është kthyer të flasë pas stuhisë që shoqërioi kthimin e tij në pankinën e Kombëtares, me daljen nga skena me shumë polemika të ish-krahut të tij të djathtë Robert Moreno. “Ndjej se kam stimuj të mëdhenj – shpjegon ish-tekniku i Barcellona – por kjo për mua nuk është dicka e re sepse një nga të mirat e pakta që kam është pikërisht të jap entuziazëm e impenjim maksimal në gjithcka bëj. Dëshiroja këtë rikthim – vazhdoi ‘Lucho’ – edhe pse thonë se aventurat e dyta nuk janë kurrë pozitive. Unë shpresoj të shkojë mirë e të gëzohemi me suksese, jam kthyer për këtë.

2019 ishte një vit i shëmtuar për mua e familjen time e shpresoj që 2020 të jetë më i mirë”. Një vit që koincidon me Europianin që Spanja do ta luajë si favorite, bashkë me Francën kampione e botës. Pas rezultateve zhgënjyese në Euro 2016 e Botërorin 2018, Furitë e Kuqe duhet të përballen me Suedinë e Poloninë e një tjetër skuadër që vjen nga playof: “Shorti na ka vendosur favoritë e nuk fshihemi. Nuk po zbuloj Amerikën, na pëlqen të jemi skuadra favorite, do të jetë e komplikuar, nuk ka dyshim, por shpresojmë ta konfirmojmë me rezultate. Asnjë skuadër nuk është mbi të tjerat, as Franca nuk është superiore ndaj pesë apo gjashtë të tjerave që janë favorite”, përfundoi iberiku duke iu referuar Gjermanisë e Hollandës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *