• |
ide | kryesore

Meta nxjerr SMS-të me Ramën për ndryshimin e kufijve të Kosovës

Lajme, Të fundit

“Kam folur disa herë me zotin Rama gjatë vitit të kaluar”. Kështu e nisi Presidenti Ilir Meta rrëfimin për bisedat që ka pasur me kreun e qeverisë për temën e nxehtë të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. I pyetur në emsiojin “360 gradë” në Ora News, Meta tha se i ka kërkuar Ramës të mos përfshihet në këtë çështje.

“Kam folur disa herë me Ramën për këtë çështje. I kam thënë: “Nuk është detyra jonë të mbajmë qëndrime të cilat na krijojnë probleme në raport me Kosovën. Vendi i fundit në botë që mund të vërë në diskutim integritetin e Kosovës është Shqipëria. Ndaj i kam thënë: “Mos u përfshi në këtë çështje”. Ai më ka thënë që “nuk jam përfshirë”.

Më pas ai fatkeqësish më solli si ministër të jashtëm një kandidaturë të papranueshme për mua që ishte shprehur më herët për ndryshimin e kufijve. Mua Rama më tha “nuk jam përfshirë”. Nuk e di sa i sinqertë ka qenë.

Kosova ka qenë e drejtë në raport me Shqipërinë ndërsa anasjelltas jo. Pse duhet të behet presion kaq i madh ndaj Kosovës dhe pse duhet të përdoremi ne për ti bërë presion Kosovës. Në mbështetim dialogun dhe ata dhe janë institucionet atje që duhet të gjejnë një zgjidhje. Tani ti do të bësh protagonizmin bëje. Nuk të ndalon njeri” – tha Meta. ©LAPSI.al

1 Comment

  1. Po sms-të ku janë, apo varja, rëndësi ka që të klikosh tek artikulli? Na e shpifët të gjitha ju gazeta leshi që shkruani artikuj me tituj që nuk kanë lidhje me përmbajtjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu