• |
ide | kryesore

Meta zbulon përgjigjen qesharake që i ktheu Cakaj për “minishengenin”

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta zbuloi përgjigjen që i ka dhënë ministria e Jashtme të cilës i kërkoi informacione për samitin e minishengenit që u zhvillua në Tiranë.

“Unë si president kam kërkuar indo nga ministria e jashtme, kam marrë një përgjigje vetëm një paragraf. Aty thuhej se “nuk janë marrëveshje, por takime, në takimin parë janë bërë 3 do të bëhen dhe 6, por asgjë konkrete”. Këto më duken protagonizëm i shfrenuar” – tha Meta duke shtuar se i duket qesharake deklarata e Ramës që thotë se e mbështet BE dhe SHBA.

“Mua më duket si alibi kur thotë një politikan që këtë e mbështet SHBA dhe BE. Më duket si alibi për të mbështetur një ide të dobët. Këto më duken përralla. Unë ju lexoj kushtetutën dhe këta më thonë SHBA dhe BE. Ne kemi kaq shumë iniciativa rajonale dhe ne tani nuk e dimë se çfarë po bëhet” – tha Meta në një intervistë për emisionin “360 gradë” në Ora News duke shtuar: “Rruga jonë është Bashkimi Europian, por ne e kemi lënë këtë dhe po futemi në rrugica”.

Meta bëri akuza të forta ndaj Ramës për përplasjet e krijuara ndaj Prishtinës.

“Është një politikan që vetëm ndan dhe e ka të pamundur të bashkojë. E bën këtë brenda vendit edhe pse është një kryeministër që duhet të mendojë për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm ata që e kanë votuar. Ai këtë ndarje e ka shtrirë edhe në Kosovë. Edhe është një përplasje e panevojshme duke krijuar polemika të karakterit denigrues.

Tensioni nuk është rastësisht as në Shqipëri dhe as në këto raporte. Pas gjithë këtij tensioni të sponsorizuar dhe provokuar qëllimisht në fund fare qëndron dëshira për të na paraqitur në këtë mënyrë, shqiptarët janë kështu kudo, nuk dinë të merren vesh.

Nuk mendoj se është kështu. Ky ka qenë një vit zhgënjimesh në tërësi, në të në gjitha drejtimet. Asgjë nuk duhet mohuar në jetën e njeriut dhe jetën e një vendi” – tha Meta. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *