• |
ide | kryesore

Skandal në Itali: topi gjysëm metri brenda, arbitri nuk jep gol

Sport



Skandal arbitral në “San Vito” të Cosenza, ku viktima e pafat është Empoli. Në minutën e 83 të sfidës në Serie B mes toskanëve e vendasve, në fakt, arbitri i ndeshjes e asistentët e tij nuk e kanë kuptuar se topi i goditur nga jashtë zone nga Samuele Ricci ka kaluar linjën e portës afërsisht me… gjysëm metri, pasi u përplas në traversë dhe më pas në fushë.

Sipas arbitrit Pezzuto, në fakt, topi nuk është futur kurrë plotësisht në portë e kështu nuk e ka vlerësuar golin, për dëshpërimin e skuadrës së Muzzi. Në fund, Empoli ka dalë i mundur 1-0 e me një lojtar më pak për të verdhën e dyfishtë të Laribi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *