• |
ide | kryesore

Video/ Boxing Day trazon Premier League: United bën poker, Mourinho është ekspert, Lampard jo

F1, Sport, Video



Raund force i kampionatit anglez në ditët e fundivitit, në atë që quhet Boxing Day, e ku këtë herë janë përzier kartat e Premier League me rezultate impresionuese. Poker i Manchester United të Solskjaer në sfidën me Newcatle, ndërkohë që, çfarë humbi në derbi, Mourinho e rikuperon me suksesin kundër Brighton. Lampard bën të kundërtën duke marrë shijen e hidhur të humbjes në Stamford Bridge nga dy golat e Southampton.

Gjysëm i kënaqur duhet të jetë edhe Mikel Arteta, që e ka nisur me barazim aventurën e tij si trajner te Arsenal. Gunners nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Bournemouth në transfertë, duke rikuperuar golin e minutës së 35 nga Gosling. Vendosi barazimin Aumbameyang, 19 minuta pas rifillimit, në të vetmin rast që londinezët arritën të depërtonin mbrojtjen e kujdesshme të kundërshtarëve.
Vazhdimësia është problemi i Chelsea në këtë sezon e skuadra e Lampard nuk duket e aftë të kërcënojë vendet e para, duke u rrëzuar pikërisht atëherë kur nuk mendohet. Blutë janë mposhtur me rezultatin 0-2 Southampton në Stamford Bridge. Obafemi në minutën e 31’ dhe Redmond në minutën e 73’, i shkaktuan humbjen e 7-të ekipit të Lampard këtë sezon.

I ka mjaftuar një gol 10 minuta nga fundi Ancelotti, për të nisur me fitore aventurën në krye të Everton. Toffies kanë triumfuar në shtëpi ndaj Burnley falë golit të realizuar nga Clavert-Levin, që me një goditje impresionuese me kokë në minutën e 80’, i ka dhënë debutimin e duhur Ancelotti. Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Aston Villa ka mposhtur me rezultatin 1-0 Norwich, në ndeshjen tjetër Crystal Palace ka fituar 2-1 ndaj West Ham, ndërsa Sheffield dhe Watford kanë ndarë barazimin 1-1.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE
Tottenham Hotspur 2 – 1 Brighton & Hove Albion
AFC Bournemouth 1 – 1 Arsenal
Aston Villa 1 – 0 Norwich City
Chelsea 0 – 2 Southampton
Crystal Palace 2 – 1 West Ham United
Everton 1 – 0 Burnley
Sheffield United 1 – 1 Watford
Manchester United 4 – 1 Newcastle United



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *