• |
ide | kryesore

Vodhi një bankë, paratë ua shpërndau njerëzve (FOTO)

Paparazzi, Slider



Policia në Colorado njoftoi së fundmi se “një burrë me mjekër të bardhë” grabiti Academy Bank të hënën. David Wayne Oliver, 65 vjeç, dyshohet se hyri në bankë dhe pretendoi se kishte armë në xhep.

Policia tha se ai kërcënoi se do të përdorte armën dhe u largua nga banka me një shumë të madhe parash. Dëshmitarët u shprehën se pasi i largua nga banka, 65-vjeçari nisi të hidhte paratë në ajër. “Gëzuar Krishtlindjen” tha ai.  Një tjetër dëshmitar u shpreh se Oliver u ul në një Starbucks afër bankës dhe priti atje derisa u arrestua. “Dukej sikur po priste që ta arrestonin,” tha një dëshmitari. n Raportohet se një pjesë e kalimtarëve kthyen paratë nga rruga në bankë, ndërkohë që mungojnë edhe disa mijëra dollarë. Policia raportoi se nuk ka asnjë tregues se Oliver përdori armë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *