• |
ide | kryesore

Zgjedhja e kryeparlamentarit, LDK pajtohet me Vetëvendosjen apo shkojnë në zgjedhje të reja?

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zhvillime të papritura në politikën e Kosovës, aty ku prej rreth 3 muajsh vijojnë përpjekjet për formimin e koalicionit qeverisës. Në mbledhjen e sotme konstituuse të legjislaturës së shtatë të Kuvendit, është zgjedhur kryetari Glauk Konjufca. Sigurisht që kjo është arritur me votat e LDK-së.

Mbetet e paqartë kjo lëvizje, pasi LDK-ja nuk i ka dhënë akoma “OK” Vetëvendosjes për koalicionin qeveritar, por bashkon votat në Kuvend për kryetarin dhe nënkryetarin. Pikëpyetjet mbeten. Me zgjedhjen e kryeparlamentarit po shkohet drejt zgjedhjeve të reja parlamentare apo ky është sinjal i pajtimit LDK-VV dhe në ditët e ardhshme do të kemi gati qeverinë e re?

“Ne qysh në fillim duam të ju falendërojmë që e themeluat legjislaturën e shtatë, ju falenderojmë që na besuat këtë detyrë, ne ju garantojmë që edhe si kryesi që do t’i kryejmë detyrat tona ashtu sci kërkohet me shumë nder sipas kushtetutës sonë që është në fuqi. I falenderojëm ambasadorët e pranishëm në këtë seancë dhe të gjithë mysafirët të cilët na kanë nderuar me praninë e tyre në këtë seancë konstituive. Mirëupafshim në seancës e radhës që sapo ta caktojmë do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Glauk Konjufca, kryetari i ri i Kuvendit.

Konjufca konsiderohet si një nga njerëzit e afërt të Albin Kurit që prej ditëve të para të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *