• |
ide | kryesore

Basha me banorët e prekur nga tërmeti: Qeveria ka dështuar dhe korrupsioni i ka lidhur sytë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha ka pasqyruar situatën e rëndë të banorëve të prekur nga tërmeti në zonën e Tarinës, Mallkuçit dhe të Bubqit.

Në “Facebook”, Basha thotë se banorët kanë nevojë për fonde të posaçme për strehim, ndërsa shton se kjo është përgjegjësia e shtetit dhe e qeverisë. Sipas tij, koha nuk pret dhe banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit duhet të gjejnë zgjidhje sa më parë.

Ai pohon se qeveria Rama ka dështuar në menaxhimin e situatës, ku shton se shumë qytetarët të dëmtuar, janë lënë sot në mëshirë të fatit.

Postimi i Bashës:

Gjendja e sotme e zonave të dëmtuara nga tërmeti, një muaj më pas është dëshmi e dështimit të qeverisë në menaxhimin e situatës. Qytetarë, fëmijë e të moshuar që kalojnë netët e ftohta jashtë, pa ngrohje, pa ujë e me ushqime të pakta të ofruara nga vullnetarë. Kushtet e mjerueshme kanë shkaktuar probleme shendetësore tek qytetarët duke e rënduar situatën.

Familjarët nuk dinë nëse banesat e tyre jane apo jo të banueshme. Në shumicën e rasteve askush nuk ka shkuar të shohë e jo më vlerësojë dëmet, në shumë raste vlerësimi është kontradiktor, një herë banesa është vlerësuar e pabanueshme e njëherë e banueshme.

Kryefamiljarë, që marrin përsipër rrezikun duke futur familjarët në shtëpi të dëmtuara pasi nuk kanë mundësi për strehim, jetojnë me ankthin dhe frikën e lëkundjes së rradhës.

Këtë situatë e pashë edhe në Tarinë, Mallkuç, Bubq, ndërsa banorët bashkëjetojnë me gërmadhat e mbetura nga tërmeti dhe frikën e pasigurinë për të nesërmen. Ata që janë në çadra të papërshtatshmë për kohën e ftohtë e me reshje i ndjejnë të ftohtin dhe lagështirën në palcë.

Qeveria ka dështuar dhe korrupsioni i ka lidhur sytë dhe veshët që të shohë e të dëgjojë qytetarët. Nëse 150 milionë dollarët që shkojnë në xhepat e oligarkëve, do tu viheshin në dispozicion njerëzve në nevojë, do të ishin blerë kontenierë të përshtatshëm për strehimin e banorëve, dhe do të kishte nisur procesi i rindërtimit dhe riparimit të shtëpive të dëmtuara.

Paratë tu jepeshin në dorë qytetarëve ne zonat rurale për të nisur rindërtimin, duke shmangur tenderat korruptivë.

Propaganda e qeverisë nuk e mbush dot barkun e fëmijëve, nuk i ngroh dot në këtë dimër të ftohtë, nuk e heq dot rrezikun e banorëve që po jetojnë në shtëpi të dëmtuara e të rrezikshme, në pamundësi të një strehe të sigurt.

Situata po përkeqësohet ditë për ditë. Koha nuk pret. Duhet menjëherë dedikimi i fondeve për strehim për banorët. Kjo është detyrë e shtetit, është përgjegjësi e qeverisë. Nuk mund të sakrifikohen qytetarët, jeta dhe shëndeti i tyre për milionat e oligarkëve dhe aferat e rradhës korruptive.



4 Comments

  1. U gjet “Kola” ne pune edhe per sot. Me opozitarizmin e tij falls po e shkaterron PD-ne . O eshte i blere

    ( nga KM apo Sorrosi nje dreq e di), o eshte i shantazhuar ( dhe dihet se kujt i behet shantazh) o eshte

    i marre. Si mund te genjesh me qindra m ijra njerez qe iu pergjigjen thirrjes dhe mbushen sheshet si

    kurre me pare, si mund te genjesh se nuk do lejojme te behen zgjedhje me 30 qershor dhe pastaj i

    dorzon krejt pushtetin lokal, si mund te genjesh kur thua do ngrihemi sa te vije Shtatori,pastaj Tetori e

    pallavra. E kishe ngritur steken e pritshmerise shume lart me rrezimin e Rames e tani merresh me

    cikerrima. Eshte si dikush te te marrin te dashuren e pastaj te “revoltohesh” se nuk po e trajton si

    duhet. Nese Rama me Rilindjen e tij vrau shpresen je ti me PD-ne tende qe po e varros, Vafsh ne

    djall me gjithe opozitarizmin tend te shtirur.

  2. O Luleeshtrydhur je bere dhe ti si Robert Camcakizi duke bere inspektime pa vlere a thu se je rrogtar shteti. Motivo dhe ngrij miletin ne protesta boll bere si ekspert termeti o Lulzime Qameti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *