• |
ide | kryesore

Epoka e Merkelit drejt fundit, por cila është trashëgimia e saj?

Arkiva, Planet, Të fundit



Fundi i mandatit të kancelares Angela Merkel po afrohet. Po cila do të jetë trashëgimia e kancelares Merkel dhe për çfarë do të mbahet mend ajo?

Shpesh është thënë se Angela Merkel do të largohet nga pushteti para kohe, në veçanti pas lëkundjeve në raportet e CDU-së me socialdemokratët. Por edhe pas 14 vitesh në pushtet, Angela Merkel ende është kancelare dhe dëshiron të mbetet në këtë post deri në fund të mandatit. Ajo e ka mbështetjen e opinionit. Përkundër kritikave ndaj koalicionit, shumica e qytetarëve janë të mendimit se Merkel duhet të mbetet kancelare deri në vjeshtën e vitit 2021. “Mua më njihni”, ishte fjalia me të cilën ajo bëri fushatë në zgjedhjet e vitit 2013. Kjo do të thotë: Me mua e dini se ku jeni, një fjali me të cilën CDU vendosi Merkelin në qendër të fushatës.

Ndryshimet dramatike

Gjermania dhe bota kanë ndryshuar shumë prej vitit 2005, kur Angela Merkel për herë të parë u bë kancelare. Skena politike në Gjermani ka ndryshuar dhe është polarizuar. Alternativa për Gjermani (AfD) është futur në të gjitha parlamentet e vendit dhe në Bundestag. Partitë e mëdha tradicionale kanë humbur shumë mbështetjen.

Situata në botë është përkeqësuar. “Kohërat kur kemi mundur në tërësi të mbështetemi tek të tjerët kanë kaluar“, tha Merkel para dy vitesh, kur presidenti amerikan Trump kontestoi ekzistencën e NATO-s. Në vitin 2016 britanikët votuan për daljen nga Bashkimi Evropian. Më së largu pas referendumit dhe ardhjes së Trumpit në pushtet, Merkel ka vërejtur një “krizë serioze të demokracive perëndimore”, thotë biografi i saj Ralf Bolmann. Ai mendon se qëllimi i kancelares është që deri në fund të mandatit të saj, Evropa të mos futet në kaos.

Merkel kurrë nuk ka qenë ndonjë vizionare e madhe. Në këtë kontekst ekziston një dallim i madh i saj me presidentin francez Macron. Pas disa propozimeve për reforma të BE, të cilat Merkeli i ka refuzuar dhe injoruar, Macroni ka nisur një debat të madh edhe për rolin e NATO-s. Shumë demokristianë gjermanë kanë shpresuar se Merkel do të bëjë ca gjëra si Macroni dhe do të lerë më shumë gjurmë në politikën evropiane, në vend të sjelljes rutinë në kohërat e krizës.

Mes urrejtjes dhe lëvdatave

Angela Merkel megjithatë ka bërë disa ndryshime, me vetë ndryshimin e politikës patriarkale në partinë e vet. Ajo refuzon epitetin si feministe. “Nuk dua të stolisem me puplat e të tjerëve“, tha ajo për gazetën Die Zeit. Në Bundestag ka rënë prej ardhjes së saj në pushtet përqindja e femrave nga 42 në 31%.

Merkeli shpesh hesht për faktin, se pikërisht ajo ka refuzuar futjen e kuotave të femrave në Bundestag. Nga ana tjetër ka ndihmuar ardhjen në vend të saj të Annegret Kramp-Karrenbauer, si kryetare të CDU-së, si dhe Ursula von der Leyen në krye të Komisionit Evropian. Fjalët e saja “mua më njihni”, sugjerojnë se ajo është e gatshme për kontinuitet. Por biografi i saj Bolmann pohon se Merkel është e gatshme edhe për politikë më fleksibël dhe pragmatike.

Si fizikante me profesion ajo beson tek energjia nukleare. Por në mandatet e saj është vendosur që Gjermania të heqë dorë nga centralet bërthamore, pas tragjedisë në Fukushima. Në fund ajo ka lejuar edhe martesat e çifteve të të njëjtës gjini. Ndërkohë që është hequr edhe detyrimi i shërbimit të ushtrisë, që konservatorët më parë e kanë refuzuar kategorikisht.

Por vendimi më kontrovers i saj ka qenë hapja e kufirit në vitin 2015 për refugjatëtët. AfD është hedhur menjëherë në sulm kundër kancelares dhe e ka akuzuar se disa nga të ardhurit kanë bërë krime. Ndërsa viktimat AfD i ka quajtur si “kufoma të kancelares“.

Kështu Merkel për disa është bërë figura më e urryer, ndërsa për të tjerët shpëtimtare e vlerave perëndimore. Revista Time e ka shpallur ate si personaliteti i vitit 2015. Ndërkohë që djathtistët kërkonin largimin e saj nga pushteti, e disa prej tyre vunë madje edhe një maket për varje, në të cilën shkruhej se “është rezervuar” për Merkelin.

Rënia e mirëbesimit

Merkel megjithatë ende është figura më e mbështetur në sondazhe ose ndër më të mbështeturat. Kancelarja është e vetëdijshme për kundërthëniet e kohës së kaluar. Ajo tha se ka menduar edhe para zgjedhjeve të fundit, nëse do të kandidojë për kancelare. Vetë Merkel paraqitet rrallë në fushatat elektorale dhe është kufizuar tek vizitat shtetërore.

Ekspertët për politikë të jashtme thonë, se asaj po i mungon linja e qartë në politikën e jashtme. “Ajo nuk ka ndonjë strategji të qartë kombëtare, e cila në mënyrë transparente tregon, se cilat janë interesat, fuqitë dhe dobësitë e Gjermanisë”, mendon Roderich Kiesewetter.

Në sondazhet e vjeshtës së kaluar të Institutit Alensbach thuhej se po bie mirëbesimi ndaj politikanëve në Gjermani. Vetëm 57% e të anketuarve mendojnë se stabiliteti është një prej përparësive më të mëdha të Gjermanisë, ndërkohë që në vitin 2015 rreth 81% mendonin kështu. Sistemin aktual politik e konsiderojnë si përparësi vetëm 51%, e katër vite më parë ishin 62%.

Cila do të jetë trashëgimia e Angela Merkelit? Bolmann beson se “Merkeli do të donta ta shohë veten si politikane që e ka drejtuar vendin në kohërat e krizave të ndryshme, siç janë kriza financiare, kriza e euros, kriza në Ukrainë dhe kriza e refugjatëve, dhe atë në mënyrë relativisht të sigurt. Pra e sheh veten si n jë politikane që ka ruajtur stabilitetin.“

„Përveç kësaj, Merkel e ka bërë vendin më liberal dhe më të hapur, që ka rezultuar edhe me futjen e AfD në Bundestag. AfD tani simbolizon një opozitë që është kundër ndryshimeve të vlerave”.

Angela Merkel nuk ka më kohë që të bëjë ndryshime të ngadalshme dhe nuk pritet ndonjë kthesë e madhe politike. Kancelarja gjithnjë e më shumë po ia hap rrugën pasardhëses së saj të mundshme, Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila do të mund të vinte në postin e kancelares – nëse e fiton garën brenda CDU-së. Por kushdo që vjen në vend të Angela Merkelit, nuk do ta ketë lehtë. Puna e tij/saj do të matet gjithmonë me Merkelin, e kjo nuk është fare e lehtë.

Nga Christoph Hasselbach/ DW



13 Comments

  1. Ky gazetaruci i kazanit gjerman harron të përmendë që kjo është edhe kancelarja e asaj që quhet diezelgate, mbajti anën e prodhuesve të makinave që kishin mashtruar tërë këto vite duke helmuar njerëzit me gazërat e makinave që prodhonin, plus që vlera e makinave diesel ra shumë dhe prodhuesit nuk u detyruan tënibstalonin sisteme për të ulur gazërat pasi do i kushteonin atyre miliardë euro. Këtu në Gjermani e kuptuan që asaj i interesonin klasa e pasur e jo qytetarët e thjeshtë.

    1. Ne fakt ajo eshte leader i te djathtes jo i te majtes! Dieselgate eshte absorbuar shume mire dhe kjo eshte edhe aftesia e saj. Ne fund te fundit cdo karburant fosil eshte ne fund te ciklit!

      1. Post dieselgate eshte nje shplarje truri. VW nuk duhet te ekzistonte me. Ktu tregohet sa korrupsion ka ne bashkimkn evropian. E gjitha ne kurriz te popullit. Po ska gje vazhdo fol per absorbues.

  2. U beri streh miljona emigranteve dhe pse me se shumti gjermanet e vet i kishte kunder. Eshte ajo qe gjermanet e quajne mama enxhi.

  3. Kjo eshte nje plere lindore qe flet per demokraci. Kjo nuk jeton pa kaos dhe tirani. E sheh njelloje si sorosi, sikur njerzit e bejne per sakrifice. Ne fakt e bejne per te shpetuar bythen e vet nga hajvanet qe kjo i promovon. Madje kaq aq surrat sa te akuzoje trumpin qe po vret dekokracine, kjo mbasi u be shok me zukenbergun e facebook-ut, me siguri ja ka thene shoku sorosit verhofstadt. Rrin shqiptaret e mbajne ne hythe prej kesaj klike qelbesirash. Ptyyy zagar nazist.

  4. Soros&co i promovon kaqolet e paditur sepse vetem ashtu mban pushtetin. Une e shoh ne pune. Madje edhe luan me meritokracine. Ka nga ata qe kane 10 vjet qe lepijne bythe dhe keshtu jane ngritur ne detyre, dhe keta i kane shpatullat e mbrojtura se tani perfitojne ne kurriz te te tjereve.

  5. Kjo kur te ik do e bej si politikanet shqiptar. Kush ngre zerin o bij, e ha sa krahu nga e majta. Izolohet nga te drejtat e veta ne menyre qe te centralizohet fuqia. Shife si ka manovruar ne shqiperi njehere i hapi rruge rames me pas bashes. Ne te tjeret kemi patur te drejte qe ne fillim por tani kno nuk do te na i njoh meritat madje thoshte ne fillim pse nuk dalin, tani thote ata qe dalin duan kaos. Monopoli eshte i ndaluar me ligj o merkel, nuk e di ti ? Apo aplikohet vetem per ata qe mundohen. JE FIKS SI RAMA DHE BASHA ZEMRA. DY KANCERAT E SHQIPERISE…te fala anglezeve qe duan te rrijne ne bashkimin evropian. Me ata ske patur fare nevoje ti kontrolloje…apo jo?

  6. Ca te ike, kjo, rama, soros e njerez te te njejtit soj duhet te vdesin nje ore e me pare, ose te ndeshkohen perjete. Nje bote pa keta eshte nje bote me e mire. Mos kujto se thjeshte po iken kto qelbesirat lindore do permiresohen gjerat. E kunderta perçarja do jete arma fituese pergjithmone.

    1. Deri tani eshte. Keta e kane promovuar ne qetesi duke drejtuar gishtin gjithmone tek te tjeret. Ej po si na i promovoi te dy me rame me bash kjo fshatarja e “kulturuar” ? Ska me opozit reale qe mos kaloje nga filtrat e bashkimjn nazist….me fal evropian, megjithese same.shit. keshtu ruhet pushteti. Mir po…nuk beri te njejten gje rama ? Nuk ja uli steken njerzve dhe njekohesishte tja mbyllte gojen me demokraci duke promovuar njellone si sala ne 90 vetem rrotat e karit ? Madje del e thote jne bej dhe gabime…i bie ti kesh bere me qellim pra. Prandaj them sorosi e ka patur ne plan promovimin e komunistave, ashtu ruhet pushteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *