• |
ide | kryesore

Gazetarja e sportit tregon mesazhet me Adil Rami

Paparazzi, Slider



E ftuar pasditen e djeshme në “Ftesë në 5″, ishte gazetarja e sportit, Sabina Mete.

Gjatë intervistës, Sabina zbuloi se pak kohë më përpara ka marrë një mesazh nga Adil Rami. Komunikimi mes tyre fillimisht kishte nisur me disa ‘like’ në Instagram e më pas Rami i kishte kërkuar Sabinës t’i bënte një intervistë shkruan Xing.al

‘Kishte luajtur Shqipëria në Elbasan Arena dhe unë kisha bërë një intervistë me Lorik Canën. Unë postova një foto në Instagram me Lorikun dhe shoh që dikush i famshëm e kishte pëlqyer këtë foto dhe disa foto të tjera të miat. Më pas pashë që më kishte ardhur një mesazh dhe kur i shoh profilin e ndiqnin shumë veta në Instagram. Në mëngjes i thashë kolegeve te puna që më ka shkruar një futbollist dhe nuk ja dija as emrin si shqiptohej. Ishte Adil Rami. Koleget më treguan që ai ishte futbollist i Kombëtares së Francës.

‘Nuk e njihja dhe e kërkova në google. Pashë që ishte në një lidhje me Pamela Anderson. Ai më bëri disa ‘like’ dhe unë ja ktheva disa ‘like’. Pastaj ai më shkruajti: ‘Nuk e di kur do të kem mundësinë, por ndoshta në Europa League dua të më bësh një intervistë’. Më kishte shkruar në frengjisht. Unë nuk di frengjisht i thashë në anglisht. Ok tha flas unë anglisht, italisht, spanjisht, çfarë të duash ti. Pastaj folëm pak për Shqipërinë. Ai nuk e njihte Shqipërinë, por njihte Lorik Canën. Më bëri dhe një ftesë për të shkuar në Francë dhe kaq. Intervistën nuk ia bëra, por mbase një ditë ia bëj. Asnjëherë nuk i dihet ku mund të takohemi”, u shpreh Sabina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *