• |
ide | kryesore

Martohet edhe një herë pas 10 vjetësh: Suarez feston ndërrimin e unazave, bashkë me Messi e Neymar

Sport



Sulmuesi i Barcellona, Luis Suarez e bashkëshortja e tij Sofia Balbi kanë rinovuar në Uruguay martesën e tyre, përmes një celebrimi në prezencë të shumë yjeve, mes të cilëve Lionel Messi e Neymar Junior. Festa për të celebruar 10 vjetët e martesës është zhvilluar në një kompleks turistik luksoz pranë qytetit bregdetar të Maldonados, rreth 130 km në lindje të kryeqytetit Montevideo.

Një turmë të apasionuarish pas futbollit, përfshirë ata me fanellën e Barcellona, janë mbledhur në hyrje të rezidencës, ndërsa shokët e skuadrës të uruguajanit, Sergio Busquets e Jordi Alba, janë prezantuar së bashku me fituesit e Topit të Artë Messi e gruan e tij, Antonella Roccuzzo. Edhe ylli brazilian Neymar ishte aty, sipas asaj që bënë të ditur mediat lokale. Sulmuesi i Uruguay Suarez e Balbi kanë këmbyer unazat, me emrat e tyre të shkruar aty, të realizuar në ar të bardhë e diamantë. Cifti ka tre fëmijë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *