• |
ide | kryesore

Mourinho qan në transmetim direkt: ngordh qeni i portugezit

Sport



Mund të ishte një Boxing Day pozitive, mbyllur me një fitore me përmbysje të Tottenham ndaj Brighton. José Mourinho, në fakt, nuk e ka fshehur dhimbjen dhe është prezantuar në konferencë për shtyp dukshëm i prekur. Arsyen portugezi e ka shpjeguar vetë: “Qeni im ngordhi dhe qeni im bën pjesë në familjen time. Kështu që ishte një Krishtlindje e komplikuar, por duhet të ecim përpara”. Mou, me lot në sy, i ka befasuar të gjithë duke shkaktuar reagim edhe në rrjetet sociale, ku portugezi ka marrë mesazhe të panumërt dashamirësie e ngushëllimi.

“Mourinho është gjithnjë i ndershëm kur intervistohet dhe ta shohësh dukshëm të ngashëryer për humbjen e qenit e bën të fitojë pikë vlerësimi sa më takon mua”, ka shkruar Peter Ross. E atij i shkojnë pas shumë tifozë të tjerë të Tottenham, por edhe skuadrave të tjera. Sepse një dhimbje, cilado qoftë, nuk ka skuadër. “Dikush ti japë një përqafim”, ka shkruar një tjetër. Që Mourinho është një profesionist i vërtetë, këtu askush nuk kishte dyshime, por tani Special One tregon një anë tjetër: atë njerëzore, me të gjitha dobësitë e njerëzve të zakonshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *