• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta akuzuesi i Kevin Spacey për ngacmim seksual

Paparazzi, Slider



Autori norvegjez, Ari Behn, ish-dhëndrri i Mbretit Harald V i Norvegjisë, u gjet i pajetë në shtëpinë e tij ditën e Krishtlindjes. Ai është personi i dytë që ka akuzuar Kevin Spacey-n për ngacmim seksual dhe që ndahet nga jeta.

“Me hidhërim të thellë, ju njoftoj në emër të familjarëve dhe miqve të Ari Behn se ai u vetëflijua sot,” tha menaxheri i autorit në një deklaratë. Behn, 47 vjeç dhe Princesha Martha Louise – që është e katërta në rradhë për fronin – u martuan në maj të vitit 2002. Kanë tre vajza bashkë. Çifti u nda në vitin 2016. Gjatë një interviste radiofonike në 2017-n, Behn tha se Spacey e preku nën një tavolinë në një darkë të mbajtur në vitin 2007. Kevin Spacey dhe Uma Thurman sapo kishin përfunduar së moderuari një koncert të çmimit Nobel për paqen kur Spacey u ul ngjitur Behn.

“Folëm pak,” tha Behn gjatë intervistës. “Pas pesë minutash, më sugjeron të dalim jashtë për një cigare – dhe papritur më prek në zonën intime nën tavolinë. Isha dhjetë vite më i ri, kisha flokë të zinj asokohee. Isha fiks si i pëlqenin atij.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *