• |
ide | kryesore

“Vlerësoni mundësinë për t’u tërhequr nga SPAK”, PD shton sulmet ndaj Krajës e Dumanit

Arkiva, Lajme, Të fundit

PD vijon sulmet ndaj kreut të SPAK, Arben Kraja, dhe anëtarit të këtij institucioni, prokurorit Altin Dumani, duke i cilësuar ata si hetues politik të diktaturës.

Pas sqarimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që theksonte se është kontrolluar me imtësi e kaluara e të gjithë anëtarëve të SPAK, PD reagon sërish, duke thënë se KLP po tenton të mashtrojë qytetarët dhe të devijojë nga e vërteta.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Hetues të komunizmit? KLP reagon ashpër: Prokurorët e SPAK, njerëzit më të kontrolluar në Shqipëri 

“Partia Demokratike kërkon që, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe eleminimit të çdo dyshimi për integritetin e SPAK, prokurorët, për të cilët publikisht është vënë në dyshim integriteti, pavarësia dhe paanshëria, duhet menjëherë të sqarojnë pozicionin e tyre dhe vlerësojnë seriozisht mundësinë për të hequr dorë nga përbërja e SPAK”, thuhet në reagimin e PD.

DEKLARATA 
Partia Demokratike dënon përpjekjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të mashtruar qytetarët dhe për të devijuar arsyen e vërtetë të shqetësimit të opinionit publik mbi të kaluarën si hetues politik i diktaturës për Drejtuesin e SPAK dhe për takimin e pajistiifikuar të një anëtari të SPAK-ut me Ulsi Manjën e PS.

Reagime të tilla të dënueshme janë të pritshme nga një organ si KLP, që është nën drejtimin e militantit të PS Gent Ibrahimi dhe me shumicën e anëtarëve të kontrolluar nga pushteti dhe të zgjedhur në mënyrë të paligjshme.

Prokurorët e SPAK kanë kaluar të njëjtin proces të vetingut, siç kanë kaluar me dhjetëra prokurorë e gjyqtarë të tjerë. Në thelb, kjo është një përpjekje e KLP-së për të mashtruar qytetarët me teknikalitete të panjohura për ta, në një kohë kur sondazhet tregojnë rënie të besimit të opinionit publik tek vetingu.

KLP kishte detyrimin të informonte opinionin publik, nëse Arben Kraja, Drejtues i SPAK, ka qenë apo jo hetues i regjimit gjakatar komunist përpara viteve 1990 në gjyqe politike?

KLP duhet të mbante qendrim, nëse për të është e pranueshme që në vitin 2020 drejtësia e re të bëhet me hetues të regjimit komunist. Kjo është njësoj sikur drejtësinë në Gjermani ta jepte një prokuror që i shërbeu Hitlerit deri në momentet e fundit para dorëzimit të Berlinit.

KLP ka detyrimin të infomrojë opinionin publik, nëse Altin Dumani, prokuror i SPAK, është apo jo personi në foto, i raportuar nga media që një ditë përpara seKLP e partisë të votonte Drejtuesin e SPAK, kërkonte mbështetjen e përfaqësuesit të Partisë Socialiste Ulsi Manja. Drejtësia nuk mund të bëhet me sherbëtorë të rinj të partisë së vjetër në pushtet.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet t’i shpjegojë opinionit publik se përse alternativa e tij e vetme është të ofrojë vetëm drejtësinë që i duhet PS.

Shqipëria ka kapacitete për të ofruar një drejtësi normale, pa lidhje me politikën, pa lidhje me komunizimin, pa lidhje me Qeverinë. Shqipëria ka juristë, prokurorë e gjyqtarë të kualifikuar dhe me integritet, që mund t’i shërbëjnë vendit në organet e reja të sistemit të drejtësisë. Problemi është se këtë drejtësi nuk e do Edi Rama.
Edi Rama nuk ka ndërmend të lejojë ndërtimin e një drejtësie më të mirë për shqiptarët, por një drejtësi që i shërben atij, ministrave të tij të korruptuar dhe krimit të organizuar me të cilin bashkëqeveris.

Partia Demokratike kërkon që, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe eleminimit të çdo dyshimi për integritetin e SPAK, prokurorët, për të cilët publikisht është vënë në dyshim integriteti, pavarësia dhe paanshëria, duhet menjëherë të sqarojnë pozicionin e tyre dhe vlerësojnë seriozisht mundësinë për të hequr dorë nga përbërja e SPAK.

Mbi interesin personal dhe politik, në këtë moment, duhet të prevalojë, nevoja për të ruajtur të paprekur imazhin, integritetin dhe besimin tek SPAK.

7 Comments

  1. Frika nga spak i ka bere liken dhe pd e luluzimes nen komanden e salihut te dhjesin nga goja,keta qe ne fillim i uruan per krijimin dhe pune te mbare,por foli salih karaxhic berisha dhe me njehere filluan dhe zagaret e pd qe sot nuk kane asgje ne dore vetem te hane mut

    1. Valzhdon me sukses politika me gjasme. Gjasme qeverisim,gjasme bejme shtet, gjasme bejme reforme ne drejtesi. Dhe pastaj fajin na e ka Evropa. Justifikimet kapice. Reforma ne drejtesi nje mut i madh qe do ti mbani ere per shume kohe.

  2. PD paska lajthitur fare. C’ka ” hequr” Rilindja te zite e ullirit qe hartuesit dhe zbatuesit e kesaj

    “reforme” te jene ish-sigurimsat e ish-hetuesit dhe tani per nje “teke” te PD-se apo te opinionit

    publik te heqe dore nga keta benjamina. Kurren e kurres .Le te plasin nga marazi.

  3. Salih karaxhic berisha denohet nga gjykata per shpifje kunder rames me gjobe 5000000 lek,kjo eshte drejtesia qe nuk ju pelqen ju komunistave te pd me ne krye salihun,vete gjygjtaret e salihut po e denojne,dita po afron per kete Vemje qe shkatarroje vendit

  4. Ju siguroj se ky lepiresi mavi lart edhe vet nuk beson se cfare thot. Eh partia mavri me boj mbushur me sigurimsa pa buks.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu