• |
ide | kryesore

“Gjeni skuadër tjetër” mesazhi WhatsApp i Catania për lojtarët shpërthen tërbimin e tifozëve

Sport



Për shkak të vështirësive ekonomike, klubi i Catania u ka komunikuar përmes WhatsApp lojtarëve më përfaqësues të skuadrës të kërkojnë një skuadër tjetër. Në total, për të reduktuar në mënyrë drastike pagesat, janë rreth dhjetë lojtarët në dalje nga skuadra që aktualisht është e impenjuar në grupin C të kampionatit të Serie C. Një vendim që, pas publikimit të letrës që i është dërguar lojtarëve, në qytet e rrjetet sociale ka shkaktuar polemika të mëdha dhe kundërshti.

“Të dashur djem, duke iu dërguar ju dhe familjeve tuaja urimet për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, me hapjen e merkatos kemi detyrën ti shpjegojmë me qartësi panoramën ekonomike të shoqërisë sonë. Catania Spa për situatën që dihet mirë tashmë nuk mund ti bëjë ballë situatës ekonomike në gjendjen aktuale”. Nis kështu letra e “urimit” dërguar nga Catania për lojtarët kuqeblu, në tentativë për të shitur të teseruarit, edhe me parametër zero. Një mesazh i qartë për të njoftuar reduktimin e paprecedentë të shpenzimeve. “Jeta e Catania është prioritare – shkruan klubi kuqeblu -. Kështu që na duket e drejtë të gjeni një skuadër tjetër që të përmbushë kërkesat tuaja teknike e ekonomike. Asnjë pretendim nuk do të ketë nga ne, në lidhje me skuadrat që do të bëjnë përpara. Të sigurtë në mirëkuptimin tuaj ju përshëndesim”.

Kjo mënyrë e të funksionuarit ka bërë që tifozët të mos shkojnë më në stadium e të replikojnë me një letër të ashpër. “Nuk na interesojnë polemikat, nuk është momenti. Nëse ka ndonjë të interesuar për mrekullinë e të shpëtojë Catania ta bëjë tani, para 7 janarit. Të fshijë cdo lidhje teknike, para atyre ekonomike me Meridi e të na shpëtojë nga ky makth. Nuk është më punë ditësh. Vetëm orësh”. E ndërkohë, shoqëria hesht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *