• |
ide | kryesore

Icardi: “Dua të lë gjurmë në historinë e PSG”. Ndërkohë që tashmë e ka kaluar Ibrën

Sport



“Dua të lë gjurmë në historinë e PSG”. Është një Mauro Icardi gjithnjë e më shumë i dashuruar me ngjyrat e ekipit të tij aktual: sulmuesi argjentinas, në një intervistë për kanalet zyrtare të klubit, flet për qëllimet dhe ambiciet e tij. Maurito u bë lojtari më i shpejtë në historinë e klubit që ka shënuar 10 gola, përpara Zlatan Ibrahimovic. “Është një krenari të lësh gjurmë në historinë e një skuadre si PSG. Mundohem që gjithmonë të jem i përgatitur dhe një mundësi për shokët e skuadrës me lëvizjet e mia, në mënyrë që ata të kenë mundësinë për të shërbyer një lojtar të lirë”, shpjegoi ai.

Argjentinasi ish-i Interit theksoi se PSG ka “shumë lojtarë të cilësisë më të lartë. Ekipi shpesh ka posedimin e topit dhe unë, si sulmues i avancuar, përpiqem të filloj aksionin. Ekipet kundërshtare na presin shumë të mbyllura në zonë. Kjo është arsyeja pse unë i ndihmoj shokët e mi të skuadrës sa më shumë që të jetë e mundur me ose pa top, duke krijuar hapësira. Është një lojë në ekip”.

Icardi më pas u kthye në përvojat e mëparshme. “Te Barcelona mësova shumë rreth aspektit taktik dhe teknik, sepse filozofia e lojës është shumë e fortë. Më ka ndihmuar të pwrshtatem dhe të kuptoj lojën në Itali. E gjithë kjo – shtoi ai – ka zhvilluar inteligjencën time të lojës në fushë” .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *