• |
ide | kryesore

Kërçiku divorc i papritur: “Ishte dëshira ime të largohem, pas 6 vjet e gjysmë me Tiranën”

F1, Sport



Me futbollin të ndalur, e me janarin edhe pak ditë larg, merkato ka nisur të flasë. Tirana është nga ato klube që kërkojnë në radhë të parë një trajner, por duket se paralelisht duhet të mendojnë seriozisht për lojtarët dhe mbrojtjen në vecanti. Dorian Kërciku nuk do të jetë më pjesë e bardhebluve dhe njoftimin e ka bërë vetë futbollisti, i cili në profilin e tij në Instagram, ka njoftuar mbylljen e kontratës me kryeqytetasit.

Tirana ishte në kërkim të një qendërmbrojtësi, duke parë se Tefik Osmani e Gentian Muca ishin të pamjaftueshëm për të përballuar një kampionat të gjatë me bardhelutë shpesh të detyruar të interpretonin rolin me Imamin apo Hoxhallarin. Duket se tani, me këtë vendim të Kërcikut e në kohën kur Lila pothuaj e ka mbyllur me futbollin e luajtur (asnjëherë në fushë për Tiranën këtë sezon) kryeqytetasit nuk duhet të vihen në vështirësi për një alternativë në të djathtë ku mbetet Vangjeli e Doka.

Pas 6 vjet e gjysëm në bardheblu Kërçiku lajmëron largimin përfundimtar nga Tirana, duke filluar “nga sot nuk do të jem më pjesë e KF Tironës. Ishte dëshira ime që të largohem. Kam kaluar 6 vite e gjysmë me Tironën, falënderoj presidentin Refik Halili, gjithë stafin dhe lojtarët që kam punuar gjatë këtyre viteve.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *