• |
ide | kryesore

Lukaku për racizmin në Itali: “Në Cagliari ishte e trishtuar, të bëhet si në Angli”

Sport



Romelu Lukaku i jep racizmit një tjetër goditje. Sulmuesi i Interit, në Dubai gjatë ‘Globe Soccer Awards’, rikthen kasetën në atë që përjetoi në Cagliari në fillim të sezonit duke bërë apel për marrjen e masave të ashpra.

Nën lenten e ylli të Belgjikës, fenomeni që për shumë kohë e ka karakterizuar – negativisht – futbollin italian.

“Unë vij nga Anglia ku ka ashpërsi, ku ka kamera në stadium dhe tifozët ndihmojnë për të identifikuar ata që janë përgjegjës. Në Itali duhet të bëjmë të njëjtën gjë”.

“Si futbollistë ne kemi fuqinë të përpiqemi të ndryshojmë gjërat. Ekipi, lojtarët, duhet të marrin një qëndrim. Ajo që ndodhi me mua në Cagliari ishte e trishtuar, ishte hera e parë që më ndodhte në karrierën time.”

Mesazhi i Lukakut është i qartë: ndaloni racizmin.

“Në dhomën e zhveshjes ka lojtarë të etnive dhe feve të ndryshme, por ne të gjithë punojmë së bashku. Pse nuk mund të shijojmë thjesht lojën në stadium sesa të ndalemi në ngjyrën e lëkurës ose racës?”

Sulmuesi gjithashtu shpjegon se si përvoja në Premier e ka forcuar në të gjitha aspektet dhe siguron popullin e Interit.

“Periudha në Manchester United më ka ndihmuar në aspektin psikologjik duke më bërë të rritem si person dhe si futbollist. Nuk do të jetë kurrë një përvojë e keqe për mua, sepse më ka ndihmuar të arrij qëllimet atje ku jam sot. Jam përgatitur shumë për të arritur tek Inter. Në kokën time ka shumë më shumë qetësi dhe siguri “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *