• |
ide | kryesore

Muajt e fundit me Vllazninë: oferta nga jashtë për Krymin

Sport



Ardit Krymi duket se ka bërë kapërcimin në kualitet në këtë sezon me Vllazninë, duke u kthyer në një pikë vendimtare për formacionin shkodran nën drejtimin e Mirsad Jonuz. Lojtari prêt një gjysëm të dytë sezoni akoma më pozitiv, edhe pse në fakt kërkon ta mbyllë si duhet aventurën me kuqeblutë.

Krymi shkon në skadencë kontrate pikërisht në përfundim të këtij sezoni dhe për të nuk mungojnë ofertat e rëndësishme, gjë që të bën të kuptosh se vështirë se mund të jetë ende pjesë e Vllaznisë në sezonin e ardhshëm: “Dua ta mbyll si duhet aventurën me Vllazninë, deri në fund të kontratës ka kohë – tha Ardit Krymi – për mua është e rëndësishme që të jap maksimumin për skuadrën. Kam disa oferta, por nuk është koha të flas, shpresoj vetëm të arrijmë të bëjmë një gjysëm edhe më të mirë të sezonit në 2020”.

Mesfushori shkatërrues ka treguar se ka arritur pjekurinë, duke mbajtur edhe përgjegjësi mbi supe, si duke qenë kapiten i shkodranëve sa herë ka munguar Gilman Lika. E ka bërë duke treguar personalitet, gjë që kërkon ta bëjë edhe në vazhdim, pa menduar për kontratën, por për të dhënë maksimumin për sa kohë mban veshur fanellën e Vllaznisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *