• |
ide | kryesore

Tirana vendos zyrtarisht trajnerin e ri: rezultatet bënë zgjedhjen

F1, Sport



Ishte në ajër, e kuptueshme madje, edhe pse duhej punë për të bindur Emanuel Egbo të ulej zyrtarisht në pankinën e Tiranës si trajner i parë. Por tani, pas tre fitoreve në po aq ndeshje, erdhi dhe vendimi zyrtar i klubit, që e bën Egbo trajner deri në fund të sezonit: “Egbo do të jetë trajneri në vazhdim i Tiranës deri në fund të sezonit”, shkruhet në komunikatën e klubit bardheblu.

Nigeriani kishte refuzuar më parë të merrte përsipër detyrën, ndoshta sepse nuk ndjente mbështetjen e duhur të klubit tek ai. Fitorja në derbi, pastaj ato kundër Flamurtarit dhe në transfertën e Lacit, duke dhënë shenjat e një impakti pozitiv në dhomat e zhveshjes, ku lojtarët e panë si njëri prej tyre, kanë bërë që klubi të heqë dorë nga shpenzime të tepërta (një trajner i ri) dhe ti japë besim Egbo…

Tani nigeriani, bashkë me drejtuesit, duhet të ulen në tavolinë për merkaton e janarit, për të përforcuar ekipin në pikat e dobëta të shfaqura në gjysmën e parë të sezonit. E kjo duhet bërë sa më shpejt, që Egbo të ketë mundësinë të punojë me grupin e plotë në fazën përgatitore në Antalia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *